Komuna e Prishtinës ka hapur një konkurs për renovimin artistik të Tunelit të Kurrizit si hapësirë për ngjarje kulturore.
Sipas këtij konkursi Tuneli do të rigjenerohet sikur në vitet ’90-ta.
Lajmi për këtë u dha nga drejtori për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Adrian Berisha i cili nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se Tuneli i Kurrizit në lagjen Dardania paraqet një nga asetet kulturore dhe ekonomike të cilin Komuna e Prishtinës do ta rivitalizojë në mënyrë që të rikthehet aktiviteti në këtë pjesë të qyteti, njëlloj sikurse përgjatë viteve të ’90-ta.
Data e fundit për aplikim në këtë konkurs është deri më 14 qershor në orën 14:00
Postimin i plotë:
Hapet KONKURS për renovimin artistik të Tunelit të Kurrizit
Tuneli i Kurrizit në lagjen Dardania, paraqet një aset kulturor dhe ekonomik, të cilin Komuna e Prishtinës do të revitalizoj në mënyrë që ta kthej atraktivitetin në këtë pjesë të qytetit, ashtu si ishte gjatë viteve ‘90.
Qëllimi kryesor i konkursit është hartimi i zgjidhjes urbane dhe arkitektonike për regjenerimin e Tunelit të Kurrizit nëpërmjet artit, në mënyrë që kjo hapësirë të shërbejë për ngjarje të ndryshme kulturore.
Ju ftojmë që të aplikoni me projektet tuaja.