Muzikantët e rinj janë bërë bashkë në koncertin e realizuar në kushte pandemie.
Pas më shumë se dy muajsh pa aktivitete, me vetëm një javë prova, 10 studentë të Fakultetit të Arteve në Pejë interpretuan vepra të njohura të literaturës së muzikës klasike. Ky koncert, ndryshe prej atyre që kanë mbajtur më herët studentët, u mbajt pa publik.
Me këtë koncert, studentët iu nënshtruan provimit në lëndën Praktikë koncertale.
Gjatë koncertit, instrumentistët e rinj u shoqëruan në piano nga profesori Besim Qorri.
Koncerti i studentëve u transmetua “live” në rrjetin social Facebook./koha