Restaurimi i filmit ”Koncert në vitin 1936” solli kohë më parë në studion e Euronews Albania një prej personazheve më identifikues të këtij produksioni, aktorin e mirënjohur Mirush Kabashi.
Një film që i rezistoi kohës, kjo jo vetëm për shkak të rijetëzimit të tij përmes restaurimit, por edhe tematikës dhe konfliktit të trajtuar mjeshtërisht përmes novelës dhe skenarit.
“Duket se është një film i cili jo vetëm i ka rezistuar kohës, por ka mesazhe me të vërtetë shumë interesante.
Edhe vlera e filmit fillon që me skenar, sipas një novele të Dhimitër Shuteriqit dhe më pas e skenarizon Kiço Blushi”, theksoi Kabashi.
Bërja e një filmi në kontekstin e një Shqipërie diktatoriale me ngjarje që vendoseshin në regjimin Zogist për Kabashin ka qenë padyshim një ndër sfidat e këtij produksioni, që ja doli të lartësonte pikëpamjet perëndimore pa i bërtitur e pa i rënë në sy sistemit.
“Në këtë skenar, fshihej një hile e vogël, por në këtë burokraci, e cila filloi të trasohet nëse duhet bërë apo jo koncerti, fshiheshin edhe qëndrime politike të kohës, të cilat ishin maskuar shumë bukur nga skenaristët.
Në këtë luftë, në duhet bërë apo nuk duhet bërë, fitoi që koncerti u bë, domethënë fitoi civilizimi, domethënë fitoi oksidenti”, u shpreh ai.
Teksa lidhur me kërkesën për mosshfaqjen më të filmave të prodhuar në diktaturë si pjesë e nismës së dekomunistizimit, Kabashi ndau qëndrimin e tij duke e vënë theksin tek procesi i seleksionimit të tyre.
“Duhet parë me shumë kujdes, por të thuash që të hiqen të gjithë, jo”, nënvizoi aktori.
”Koncert të vitin 1936” është pjesë e një serie filmash nga Kinostudio ”Shqipëria e Re” të cilët tashmë i janë nënshtruar procesit të restaurimit dhe kanë mundur t’rishfaqen për herë të parë në formatin e restauruar publikut vendas dhe të huaj./euronews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
“KAM VUAJTUR SHUMË, PUNOVA NË HEKURUDHË”, FLET MIRUSH KABASHI DHE KUJTON REGJIMIN
Mirush Kabashi mund të konsiderohet pa dyshim si një ndër aktorët e mëdhenj të plejadës së kinematografisë dhe skenave teatrale shqiptare… Rrugëtimi i tij artistik, nga korridoret e Institutit të Lartë të Arteve deri në daljen e parë përpara kamerës, është i mbushur me ulje-ngritje të mëdha, madje edhe një përndjekje 2-vjeçare nga ana e regjimit komunist në Shqipëri që e vuajti.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult