“Traviata” e Verdit bëhet “film”, Saimir Pirgu në rolin e Alfredos

Teatri i Operës në Romë krijoi operën “Traviata” të Xhuzepe Verdit, si një film. Në këto momente të vështira për artin kudo në botë, në shfaqjen e realizuar pa audiencë tenori shqiptar Saimir Pirgu interpretoi rolin e Alfredos.

Tenori shqiptar Saimir Pirgu i është bashkuar sërisht  ‘Traviatës’ së Xhuzepe Verdi, kësaj here me koncept regjisorial të Mario Martone-s. “Që lindi në një teatër bosh, sepse për shkak të pandemisë gjendja e të gjithë teatrove kudo në botë për më shumë se një vit është dramatike”.

Opera e realizuar si një film e realizuar dhe xhiruar në Teatrin e Operës në Romë u transmetua për artdashësit përmes RaiCultura-s (Rai3).

“Traviata” bazohet në veprën “Zonja me kamelie” të Alexandër Dyma-s. Në qendër të saj është një kurtizane e bukur që dashurohet me një fisnik. Por që ati i djalit e pengon dashurinë e tyre.

Protagonistja Violetta Valéry erdhi nën interpretimin e sopranos me origjinë kubano-amerikane Lisette Oropesa. Pranë saj tenori me origjinë shqiptare Saimir Pirgu interpretoi rolin e Alfredo. Dhe baritoni Roberto Frontali rolin e Giorgio Germont.

Koncepti regjisorial ishte fokusuar te denoncimi i Verdit për një shoqëri hipokrite edhe patriarkale. Momentet e shfrenuara të shoqërisë dhe dimensioni intim i protagonistëve, që erdhën përmes ahengut, duke u interpretuar në mënyrë magjepsëse. Por edhe duke nxjerr në pah gjithçka ndodh në një teatër të zbrazët.

Qëllimi i regjisorit ishte që të përfshinte spektatorët në këtë moment të vështirë për botën e artit. Që megjithatë nuk duhet ta bëjë imagjinatën të vdesë, duke përfshirë shikuesin, madje edhe atë më të largëtin, përmes televizionit.

Dirigjimi i orkestrës u bë nga Daniele Gatti, korpusi i baletit drejtohej nga Eleonora Abbagnato. Dhe kostumet që rikthyen spektatorët në kohë ishin realizuar nga Anna Biagiotti.

LEXO EDHE: Saimir Pirgu: Në botë më quajnë “Tenori shqiptar”