​Koncerti i radhës i Filarmonisë së Kosovës do të hapet me “Rapsodi Shqiptare” të Fan S. Nolit

Foto ilustrim

Orkestra e Filarmonisë së Kosovës me datë 10 shkurt duke filluar prej orës 20:00 do të mbajë një koncert në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Ky koncert do të hapet me ‘Rapsodi Shqiptare’ nga Fan S. Noli, duke shënuar kështu intepretimin e parë të një prej kompozimeve të Nolit.

Këtë mbrëmje do të interpretohet edhe premiera e “Koncert për Piano” nga kompozitorja Dafina Zeqiri – Nushi, me pjesëmarrjen e pianistit të shquar kosovar Misbah Kaçamaku.

Koncerti do të përmbyllet me Simfoninë e 3-të të Jean Sibelius-it, kjo pas interpretimit të Simfonisë së 1-rë dhe të 2-të vitin e shkuar.

Ky koncert  do të dirigjohet nga amerikani Gregory Charette, i cili rikthehet në Prishtinë për edhe një koncert tejet impenjativ.

ObserverKult


Charles Bukowski e di...
Charles Bukowski

Lexo edhe:

CHARLES BUKOWSKI: KU KISHA PËRFUNDUAR?

Poezi nga Charles Bukowski

nuk e dija nga vija
apo ku isha duke shkuar.
kisha humbur.
e gjeja veten ulur
në porta të huaja
për orë të tëra
pa menduar
pa lëvizur
derisa të më thoshin
të largohesha prej aty.
nuk dua të them se isha
i marrë
apo i pamend.
ajo çka dua të them është
që s’kisha interesa.
s’më bëhej vonë fare
nëse përpiqeshit
të më vrisnit.
s’do t’ju kisha ndalur.
po jetoja një ekzistencë

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


JEREMY REED: SISTEMI

Poezi nga Jeremy Reed

Merimanga dridhet në fjollën e borës së vet,
në pajtim me vibrimin e pastër sikur yjet.
Individët janë bash njashtu,
një veçanti aq e ndjeshme sa që po të thyhej,
dëmi do të regjistrohej nga drita
dhe do të mbetej aty si mbresë, një blanë e pulqerit të zi.

Përzierësi i sistemit kafshon posi salsiçembushëse.
Automatët e epokës së re lëvizin në shumë drejtime.
E shikoj një tip të ri që rri ulur dhe është mbështetur
për betoni, tek i bie kitarës
në xhinse të grisura. Të përnjëmendtit nuk kanë para.
Poeti, mendimtari, xhanki i rrugëve,
shikojnë në diell të ndryshëm,
të shpëtuarit nga kthetrat burokratike

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult

ObserverKult