Jeremy Reed: Sistemi

Poezi nga Jeremy Reed

Merimanga dridhet në fjollën e borës së vet,
në pajtim me vibrimin e pastër sikur yjet.
Individët janë bash njashtu,
një veçanti aq e ndjeshme sa që po të thyhej,
dëmi do të regjistrohej nga drita
dhe do të mbetej aty si mbresë, një blanë e pulqerit të zi.

Përzierësi i sistemit kafshon posi salsiçembushëse.
Automatët e epokës së re lëvizin në shumë drejtime.
E shikoj një tip të ri që rri ulur dhe është mbështetur
për betoni, tek i bie kitarës
në xhinse të grisura. Të përnjëmendtit nuk kanë para.
Poeti, mendimtari, xhanki i rrugëve,
shikojnë në diell të ndryshëm,
të shpëtuarit nga kthetrat burokratike

po mbahen mirë karshi ligjit,
dhe po i mban shpresa e të qenët të lirë.

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult

Jeremy Reed

Lexo edhe:

LEWIS LIPSITZ: DHJETË PARALAJMËRIME PËR MESHKUJ

Poezi nga Lewis Lipsitz

“Kini kujdes nga mashkulli që lavdëron femrat e emancipuara;
ai po planifikon ta lë punën.”
Erica Jong, “Shtatëmbëdhjetë paralajmërime
në kërkim të një poezie feministe”

Kini kujdes nga poetesha;
ajo është duke pritur të jetë e befasuar nga një mjellmë.

Kini kujdes nga gruaja me lapsa të mprehtë;
ajo kujton se jeni shënim margjinal…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU