“Konkubina”, libër i ri i Agim Vincës

Këto ditë ka dalë nga shtypi përmbledhja me rrëfenja e prof. Agim Vincës, “Konkubina”, botuar nga Shtëpia botuese “Syth”.

Kritika:

«Një tjetër libër në prozë i Prof. Agim Vincës, që i jepet lexuesit në
këtë kohë të vështirë pandemie. Janë tregime me refleksione nga
ndodhitë e jetuara, si të tilla të vërteta dhe të besueshme. Ajo që ua
rrit vlerën është mjeshtëria e shkrimtarit dhe dituria e filozofia e
mendimtarit në këndvështrimin e ngjarjeve dhe të dukurive jetësore, në
të cilat lexuesit i duket se gjen pjesëza nga jeta e vet ose
përputhshmëri mendimesh. Prozë e shkruar thjesht, por bukur, që rrjedh
natyrshëm, pa ndërlikime, që lexohet me ëndje nga lexuesi, për t’i
shkuar deri në fund asaj që shkrimtari synon t’i kumtojë…
».
Profesor Resmi Osmani

«Agim Vinca është mjeshtër i fjalës së zgjedhur dhe arkitekt i
ndërtimit sintaksor të tekstit. Gjuha dhe stili nolian, rrjedha e qetë
e rrëfimit, si e lumit të gjerë, figurat e shumta letrare dhe emocioni
që ka vepra brenda, i japin lexuesit kënaqësi të veçantë estetike
».
Mehmet Hajrizi

ObserverKult