Erika Bitanji është shkodrania që ka emigruar me familjen në Greqi dhe më pas në Suedi. Ajo është një yll në ngjitje, pasi ka qenë pjesëmarrëse dhe në konkursin muzikor “Idol 2017 Sweden”, ku ka pasur shumë sukses.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Erika ka treguar se pjesë e muzikës u bë aksidentalisht, pasi fillimisht është marrë me kërcim. Sakaq, ajo ka ndarë detaje se si vendosi të merrte pjesë në konkursin e njohur, duke mos pasur asnjë lloj pritshmërie.
“Pasioni im për muzikën ka nisur aksidentalisht. Me thënë të drejtën, pasioni im kur kam qenë e vogël, ka qenë kërcimi. Kam filluar kërcimet latine që në moshë shumë të vogël dhe këngën më thellë e kam filluar në moshën 12-vjeçare.
Më shumë me karaoke në shtëpi. Më thoshin prindërit që di me këndu, po se kam menduar më shumë se aq. Derisa kam filluar shkollën dhe mësuesja ime e muzikës më ka shty të këndoj më shumë dhe publikisht dhe në shkollë. Atëherë, e kam pas parë, që kam një lloj talenti në muzikë.
Atëherë kam pas jetuar në Suedi vetëm dy vite dhe person jam shumë perfeksioniste dhe e mbaj mend shumë mirë. Kam qenë në shtëpi me mamin dhe ishte dita e fundit për aplikimet e ‘Idol’ këtu në Suedi dhe më thotë mami pse nuk shkon.
Edhe unë nuk e kam pasur shumë me qejf se kamerat dhe gjuhën se kam ditur shumë mirë, kamerat… edhe thash, hajt se po shkoj. Nuk shkova për të fituar, pavarësisht se shkoi shumë mirë”, rrëfeu Erika./abcnews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
BLOGERI I HUAJ PROMOVON ÇIFTELINË: MË NDRYSHOI MËNYRËN SE SI UNË MENDOJ PËR MUZIKËN…
Nuk janë të pakta rastet kur kultura shqiptare promovohet nga të huajt. Njësoj ka ndodhur edhe me instrumentin e çiftelisë.
Në një kërkim të përditshëm në platformën “YouTube” mund të shihni kanalin personal të David Hilowitz (“David Hilowitz Music”).
Me banim në Filadelfia, Hilowitz është regjisor filmi dhe krijues muzikor i cili promovon kultura të ndryshme.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult