Konstantin Kavafis: Ishim ndarë vetëm për një javë… ajo javë nuk mbaroi kurrë

Poezi nga Kavafis

Këtë dhomë sa mirë e njoh.
Tani jepen me qera edhe kjo edhe tjetra përbri
për zyra tregtie. Gjithë shtëpia u bë
zyra ndërmjetësish, tregtarësh dhe Ndërmarrje.

Ah këtë dhomë e kam kaq të njohur.

Këtu ndanë portës ishte kanapeja,
dhe një tapet turk përpara saj;
përkrah rafti me dy saksi të verdha.
Djathtas; jo, përballë, një dollap me pasqyrë.
Në mes tryeza ku shkruante;
dhe tri karriget e mëdha prej kashte.
Pranë dritares ishte shtrati,
ku bëmë aq herë dashuri.

Ende do jenë ndokund të gjorat.

Pranë dritares ishte shtrati;
dielli i mbasdites i shkonte gjer në mes.

…Ora katër mbasdite, ishim ndarë
vetëm për një javë…Ajme,
ajo javë nuk mbaroi kurrë.

1919

*Titulli i origjinalit: Dielli i masdites

Përktheu: Romeo Çollaku

ObserverKult

——————

Lexo edhe:

KONSTANTIN KAVAFIS: ITAKA

konstant kavafis

Me t’marrë rrugën për n’Itakë,
uro që udha të të jetë e gjatë,
peripeci e sprova plot.
Lestrigonëve dhe Ciklopëve
a tërbimit të Poseidonit – frikën mos ua ki.
Këso takimesh mb’udhë s’do të ndeshësh,
në munç mendjen të dëlirë ta ruash, në trup e shpirt
vetëdij’ e patundur udhën ta prin. 
Me Ciklopë e Lestrigonë, jo aspak,
as me mizorin Poseidon nuk do të matesh
në munç përbrenda të mos i mbash
dhe shpirti yt shajni të mos thurë.

Poezinë e plotë e gjeni KETU

ObserverKult