Kopi Kyçyku: Mjerë ai që dashuron…

(Në frymë popullore)

Mjerë ai që dashuron,
As nuk vdes, por as nuk rron.

Zjen përbrenda e s’gjen shtegun,
Siç bën dallga gjer sheh bregun.

ObserverKult


Lexo edhe:

KOPI KYÇYKU: VDEKJE E PËRKRYER…

Edhe në qofsh prej guri, granit apo beton,
Kalon koha ngadalë, shkujdesur, me durim,
Me dhëmbët aq të mprehtë sikur të ledhaton,
Gjersa të shndrron në rërë prej plazhi plot shkëlqim.
Të vraka edhe drita, të vraka edhe terri,
Të vraka helmi, gazi, trishtimi dhe mërzia,

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


AGIM VINCA: NË FRASHËR, TEK PERËNDITË!…

Nga: Agim Vinca

«Udhëtimi në Frashër është jo vetëm një leksion historie, i historisë shqiptare, që s’mund të merret me mend pa Vëllezërit Frashëri, por edhe një vizitë ‘oksigjenoterapie’, si thuhet në Albumin e qytetit të Përmetit, në hyrje të të cilit shkruan: ‘Përveç detit të gjitha i kemi!’».

 “Ke qenë në Frashër?”

Me një kolegun tim të Fakultetit, i cili dikur ka qenë pedagog imi, sa herë bisedonim për vizitat tona në Shqipëri, i mburreshim njëri-tjetrit për vendet që kishim vizituar. Dhe, natyrisht se nuk bëhej fjalë për Tiranën, Durrësin, Krujën, Vlorën, Fierin, Beratin, Gjirokastrën, Sarandën, Butrintin, Apolloninë, e as për Shkodrën, Lezhën, Korçën, Elbasanin, Pogradecin e qytete të tjera të njohura, por për disa qyteza a fshatra ku rrallë e tek kanë shkelur shqiptarët jashtë Shqipërisë shtetërore, në mos edhe ata që jetojnë brenda saj. 

Kështu, për shembull, kurdo që unë i thosha se kisha qenë, fjala vjen, në Konispol, në vendlindjen e Muhamet Kyçykut të “Ervehesë”, por edhe në fshatin Ninat të Çamërisë, pjesëzës së mbetur brenda territorit të Shqipërisë, që është vendlindja e Hoxhë Tahsinit dhe e Bilal Xhaferit ose në Voskopojën e Akademisë së famshme të shek. XVIII, a në fshatin e njohur turistik të Korçës, Dardhë, ai ma priste: “Ke qenë në Frashër?”.

Kaq thoshte kolegu im dhe ma “mbyllte” gojën! Krejt “arealin” tim me Konispolë, Ninat e Dardhë, pa përmendur edhe Dibrën, Tropojën, Bajram Currin e Peshkopinë, ma hidhte poshtë me një fjalë: “Frashër!”. 

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult