Kopja e dënimit me vdekje/ Ja kush e urdhëroi ekzekutimin e Ali Pashë Tepelenës (Foto)

Ali Pashë Tepelena

Asgjësimi i tij u urdhërua prej Sulltanit të asaj kohe, i cili i druhej orvatjeve të Ali Pashës për krijimin e një territori të pavarur nga Porta e Lartë. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ndau në rrjetet sociale, kopjen e dënimit me vdekje (jafta), që vizualisht është e ngjashme me një pikë loti.

Nën sundimin e Ali Pashës për 40 vjet me radhë (1788-1822) në pashallëkun e Janinës, u shënuan përparime në fushën e ekonomisë, të politikës së jashtme dhe të asaj të brendshme, në konsolidimin e strukturave shtetërore, ushtarake, policore.

Po ashtu u korrën fryte edhe në lëmin e arsimit dhe të kulturës.

Në mënyrë të veçantë, u zhvillua hovshëm infrastruktura me objekte me karakter e funksion social-kulturor (biblioteka dhe shkolla), fetar (kisha, xhami, teqe, manastire etj), si edhe ushtarak (akademi ushtarake). /atsh

ObserverKult


Lexo edhe:

PËR HATËR TË ZOTIT, TI A NUK MË FAL…

Nga: Robert Burns

Lamtumirë përroje
ku lehtë fryn puhiza
Rreth kasollës së vjetër
ku rrit shtatin Eliza.

Asgjë s’vlen kujtimi
Asgjë s’më ngushëllon
Në gjoksin tim trishtimi
Brinjët mi shkallmon.

N’pranga i pashpresë
Zinxhirë në shpirt e duar
Në çdo venë një zjarr
Në heshtje i dënuar.

Skllavin e dashurisë
S’e sheh s’e denjon,
Por dhimbja e pamëshirë
S’më vlen, s’më shpëton.

Gjoksi më gufon
Dhimbje, psherëtimë
Zemra s’e tradhton
përjetë dashurinë.

Në heshtje i duroj
dëshpërimin,vuajtjen
I mbushur plot brengë,
i mbushur plot mall.

Elizë moj e dashur
A s’më dëgjon lutjen
Për hater të zotit, a
Ti a nuk më fal.
…………
Zëri yt si melodi
Se ë’më mban peng më skllavëron
Por s’më trembin më jo ata sy
Se frika nga asgjë nuk më shpëton.

Si marinari jam i tmerruar
nga dora kur i ik timoni të shkretit
Dhe e përpin vorbull e mallkuar
E merr gjithçka në fund të detit.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult