”Kopshti prej qelqi”, një tjetër fituese e Çmimit Europian përkthehet në shqip

Maniela Sota

“Kopshti prej qelqi” është titulli më i ri që prezanton Maniela Sota nga gama e autorëve që janë vlerësuar me Çmimin Europian të letërsisë. Takimi me të rinjtë në Qendrën e librit na zbulon pak më shumë për këtë vepër dhe këtë autore.

Tatjana Tibuleac vjen e përkthyer nga rumanishtja këtë fundvit. Veprën e saj “Kopshti prej qelqi”, një nga ato vepra që është vlerësuar ndër më të mirat e letërsisë që bëhet sot në Evropë, vjen tanimë edhe në shqip nga Maniela Sota.

 “Kopshti prej qelqi” është një rrëfim drithërues, që vjen i rrëfyer me ndjeshmërinë dhe brishtësinë e një fëmije të adoptuar, po ku nuk mungon edhe sfondi politik i një diktature, që duket se e bën veprën të afërt edhe me lexuesin shqiptar, transmeton ‘a2news.com’.

Historia dhe veshja e fjalëve me konotacion historik ka qenë edhe një nga vështirësitë më të mëdha për përkthyesen Maniela Sota.

Maniela Sota e Jeta Shyle e prezantuan këtë vepër në ambientet e Qendrës së Librit ku të rinjtë pjesëmarrës në këtë takim letrar ishin plot pyetje për titullin e ri.

—————————————————

Lexo edhe: FILMI BOSHNJAK “QUO VADIS, AIDA?” FITON ÇMIMIN KRYESOR NË FESTIVALIN EUROPIAN TË FILMIT

Drama e luftës boshnjake “Quo Vadis, Aida?” u nderua me çmimet kryesore të Çmimeve të Filmit Evropian në Berlin.

Filmi përshkruan tmerret e masakrës së Srebrenicës gjatë konfliktit ballkanik dhe përpjekjet katastrofike të forcave paqeruajtëse të OKB-së për të ndërhyrë.

Jasmila Žbanić, e cila shkroi, prodhoi dhe drejtoi filmin, “Quo Vadis, Aida?”, mori çmimin për regjisoren më të mirë.

Filmi boshnjak mundi një konkurrencë të ashpër në kategorinë e filmave më të mirë.

Regjisorja ia kushtoi çmimin nënave dhe grave të Srebrenicës, si dhe baballarëve, grave dhe djemve të vrarë, transmeton ‘a2news.com’.

Aktori më i mirë u shpall Anthony Hopkins për rolin e tij në “The Father”. Kurse skenarin më të mirë e fituan Florian Zeller dhe Christopher Hampton.

Komedia më e mirë u zgjodh “Ninjababy”, me regji të Yngvild Sve Flikke.

“Fleet”, me regji nga Jonas Poher Rasmussen, u vlerësua për dokumentarin më të mirë dhe animacionin më të mirë. Ndërsa regjisorja daneze Susanne Bier u nderua për kontributin e saj në kinemanë evropiane në mbarë botën.

Ngjarja vjetore ishte rreptësisht digjitale vitin e…

Leximine plotë mund ta bëni këtu.

ObserverKult