Korça fton Goran Bregoviqin, prezantohet si i ftuari special i festivalit

Festa e Birrës në Korçë të Shqipërisë këtë vit do të ketë të ftuar special edhe këngëtarin serb Goran Bregoviq.

Në një njoftim nga organizatoret, prezantohet që nata kur do të këndojë Bregoviq do të jetë kulmi i festës, duke i bërë prezantim të veçantë pjesëmarrjes së tij.

“Veç artistëve shqiptarë, DJ dhe grupeve më të njohura muzikore në Shqipëri, atmosfera do të kulmojë në natën finale me performancën e këngëtarit Goran Bregoviq”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Kjo nuk është hera e parë që Bregoviqi do të dalë para publikut në Shqipëri. Ai kishte mbajtur koncert të madh në Tiranë në vitin 2014 kur edhe kishte marrë çmimin “Çelësi i Tiranës” në atë kohë nga Edi Rama i cili ishte kryetar i bashkisë.