Koreografi Robert Nuha sjell projektin “Equal” në Tiranë

EQUAL

Në kuadër të Edicionit VI të The Cloud Festival në Tiranë, me datë 2 qershor, duke filluar nga ora 20.00, tek Reja do të mbahet shfaja “Equal” e koreografit Robert Nuha, bashkë me valltarët e Noa Dance, të cilët njëherit janë edhe studentë të koreografisë.

“Equal” Shfaqje e Dansit Bashkëkohor, është projekti më i ri artistik, i Noa Dance Theatre Company me koreografi të profesorit Robert Nuha.

Kjo shfaqje vjen si rrjedhojë e kërkimeve të koreografisë së bazuar në teknikat më të fundit të dansit bashkëkohor, të cilat nxjerrin në pah fuqinë dhe rëndësinë e gruas; nevojën e barazisë; përgjegjësinë kolektive ndaj fenomeneve të dëmshme për shoqërinë tonë si dhe shtypjen gjinore si akt i dhunshëm dhe i dëmshëm fizik e psiqik.

Noa Dance Theatre Company

Përmes imazheve që do të shfaqen përgjatë kësaj performance, do të pasqyrohen situata
që ngrisin pyetje të cilat targetojnë reflektimin e shoqërisë mbi çështjet delikate të barazisë gjinore.

Noa Dance Theatre Company

Edicionit VI të The Cloud festival në Tiranë, mbahet nga data 26 maj deri më 12 qershor dhe mbështet nga Bashkia e Tiranës.

ObserverKult

Lexo edhe:

RIKTHEHET PANAIRI I LIBRIT PAS DY VJETËSH MUNGESË

DIANA ZIU FLET E REVOLTUAR KUNDËR VERA GRABOCKËS: “MOS U NGOPSH ME PARA”

Kompozitorja e njohur, Diana Ziu, ka qenë një ndër njerëzit më kritikë për këngën e Ronela Hajatit. Nuk e ka toleruar aspak përzgjedhjen e saj.

E ftuar në programin “Expuls”, Diana Ziu komentoi edhe raportet me regjisoren Vera Grabocka.E gjitha kjo pas letrës publike që i bëri, ku i thoshte: “Mos u ngopsh me para”.

“Problemi është se RTSH është i shqiptarëve, është i taksapaguesve. Pra, duhet të ketë redaksinë e vet. Të ketë njerëz kompetentë. Duhet të pyetet drejtori artistik, të ketë muzikantë që mbledhin dhe vendosin për këto këngë”.

“Unë mendoj se RTSH është i popullit, festivali është festë. Për sa kohë jemi taksapagues atje. Duhet të ngremë zërin që të bëhen gjërat e duhura me kohë dhe me kohën”, deklaroi ajo.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult