Diana Ziu flet e revoltuar kundër Vera Grabockës: “Mos u ngopsh me para”

Kompozitorja e njohur, Diana Ziu, ka qenë një ndër njerëzit më kritikë për këngën e Ronela Hajatit, e cila e përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion 2022 në Torino të Italisë. Nuk e ka toleruar aspak përzgjedhjen e saj.

E ftuar në programin “Expuls”, Diana Ziu komentoi edhe raportet me regjisoren Vera Grabocka pas letrës publike që i bëri, ku i thoshte: “Mos u ngopsh me para”.

“Problemi është se RTSH është i shqiptarëve, është i taksapaguesve. Pra, duhet të ketë redaksinë e vet, të ketë njerëz kompetentë, të pyetet drejtori artistik, të ketë muzikantë që mbledhin dhe vendosin për këto këngë”.

“Unë mendoj se RTSH është i popullit, festivali është festë. Për sa kohë jemi taksapagues atje. Duhet të ngremë zërin që të bëhen gjërat e duhura me kohë dhe me kohën”, deklaroi ajo.

“Të sillen materiale muzikore nga profesionistë. Dhe këtu mungon një strukturë e të bërit të gjërave. Dhe struktura fillon nga bërthama e brendshme e TVSH që po çalon kohët e fundit”, shtoi Diana Ziu.

E pyetur nëse ka bërë paqe me Verën, Ziu dha një përgjigje të prerë. Moderatori: “A keni bërë paqe me Verën?” Ziu: “No comment për këtë, no koment për Verën, nuk kam asnjë lloj mendimi”./revistaai


Lexo edhe:

RONELA HAJATI: “KAM TRI JAVË QË QAJ, MË PRESIN PROJEKTE PLOT DHE S’KAM KOHË”

Ronela Hajati është kthyer në Shqipëri pas disa muajsh në turne për shkak të Eurovision 2022 dhe së fundmi ishte në Torino të Italisë. Ajo ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovisionin e këtij viti.

Për fatin e saj të keq, ajo nuk arriti të kualifikohej në finalen e madhe të këtij spektakli gjigant. Nuk ia doli, edhe pse vërtet dha maksimumin dhe tërhoqi vëmendjen e evropianëve…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU