Filarmonia e Kosovës ka realizuar provat e fundit para koncertit përmbyllës në Itali. Nën drejtimin e Rafet Rudit, Kori i Filarmonisë së Kosovës, sonte duke filluar nga ora 20:30 do të prezantohet me koncert në sallën Akademike të Conservatorio Santa Cecilia në Romë.
Me pjesëmarrjen e veçantë të violinistes Sihana Badivuku, Kori do të interpretojë vepra nga Kukuzeli, Lapazaya, Monteverdi, Kaçinari, Rudi, Mengjiqi, Jashari dhe Naçi.
Ndryshe, me ftesë të ‘Roma Tre Orchestra’ dhe në bashkëpunim me Società dei Concerti Primo Riccitelli, Kori i Filharmonisë së Kosovës është prezantuar edhe me dy koncerte të tjera në programin “Intorno al Requiem”, nën drejtimin e mjeshtrit italian Sieva Borzak dhe me pjesëmarrjen e një kasti solistësh ndërkombëtar.
ObserverKult
Lexo edhe:
EDHE FILARMONIA E KOSOVËS HAP SEZONIN, PREMTOJNË PROGRAM TË JASHTËZAKONSHËM
Kori i Filarmonisë së Kosovës sonte në Prishtinë do të bëjë hapjen e sezonit për vitin 2023/2024.
Kështu ka njoftuar Kori i Filharmonisë së Kosovës, nëpërmjet një njoftimi në Facebook, derisa më tutje bëhet me dije se do të jetë program i jashtëzakonshëm me vepra nga kompozitorë të njohur.
“Bashkohuni me ne sonte për hapjen e sezonit të Korit të Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e Memli Kelmendit! Program i jashtëzakonshëm, i cili do ju shpie në një botë plot muzikë si asnjëherë tjetër.
——
FILARMONIA E KOSOVËS SONTE NË “VERËN E OHRIT”
Në programin e “Verës së Ohrit” sonte, skena e kishës katedrale “Shën Sofia” është rezervuar për performancën e Korit të përzier të Filarmonisë së Kosovës.
Kori i Filarmonisë së Kosovës është ansambël profesionist të cilin e përbëjnë 50 këngëtarë. Në një farë mënyre, ai vazhdon punën e ish korit të RTV Prishtina, i cili ishte i njohur mirë në rajon dhe më gjerë në vitet e 80-ta nën udhëheqjen e Rafet Rudi.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult