Kori i Filharmonisë së Kosovës hapi sezonin 2022/2023

Kori i Filharmonisë së Kosovës

Me interpretimin e veprave të kompozitorëve të shek. XX dhe XXI, Kori i Filharmonisë së Kosovës hapi sezonin 2022/2023.

Të shtunën në kishën katolike “Shën Ndou” në Prishtinë, në drejtimin e dirigjentëve Mary Konstantinidou dhe Hajrullah Syla, u nbajt koncerti i parë i Korit të Filharmonisë së Kosovës.

Me këtë rast Kori interpretoi vepra të kompozitorëve të shek. XX dhe XXI nga kompozitorë norvegjez, grek, amerikan e shqiptar.

Njëherit sezoni 2022/2023 shënon edhe 20 vjetorin e themelimit të Korit.

Ndërsa përmes programit “Filharmonia në lëvizje”, përveç koncerteve në Prishtinë, Kori parasheh edhe një numër koncertesh në qendra të tjera të Kosovës si Prizren, Suharekë, Istog etj, si dhe jashtë Kosovës në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Greqi, Turqi dhe Portugali.

Programi për muajin shtator:

ObserverKult

Lexo edhe:

“LEMZA”, U NDALUA POR, PARRULLAT E SHPËTUAN AGIM KRAJKËN

“Kompozitori i rinisë”, Agim Krajka la një trashëgimi të çmuar muzikore, që mund të mos kishte ekzistuar kurrë për shkak të rrethanave të kohës.

Ndonëse i rritur mes instrumenteve muzikore të të atit, Agim Krajka mund të mos i kishte hyrë kurrë muzikës, nëse nuk do të kishte këmbëngulur Skënder Gina, shefi i Kulturës në Komitetin Ekzekutiv asokohe.

Në vitet 1960, artisti dëshironte thjesht, të siguronte pak të holla për familjen.

Nuk ja vura shumë veshin, por ai këmbënguli disa herë duke theksuar se isha djalë i talentuar dhe duhet të shkollohesha. I nxitur bëra një kërkesë kot pa menduar se çfarë do dilte. Kisha dëshirën vetëm që të vazhdoja punë dhe të çoja ndonjë lekë në shtëpi.

Dhe ja një mbrëmje, teksa luaja sërish në bar me fizarmonikë, më vjen një shok dhe më thotë se më kishte dalë emri në listë për të konkurruar […] Për çudinë time fitova për të konkurruar në Konservator, kështu quhej, dhe a e dini sa isha? Plot 22 vjeç kur u futa në shkollë,” – u shpreh ai në një intervistë të vitit 2020, për BotaSot.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU