U përurua dega e Bibliotekës “Hivzi Sulejmani”/ Sibel Halimi: Kësaj hapësire i është rikthyer gjallëria

Komuna e Prishtinës po vazhdon të investojë në edukim dhe në hapësira publike me vlerë.

Në lagjen Ulpiana të Prishtinës u përurua dhe rifunksionalizua dega e Bibliotekës “Hivzi Sylejmani” – një hapësirë e rikthyer për komunitetin, me kushte më të mira për qasje në dije dhe kulturë. Kjo u bë e ditur nga drejtoria për Kulturë e Komunës së Prishtinës, e cila udhëhiqet nga Sibel Halimi.

Halimi me këtë rast tha se Bibliotekës i është rikthyer gjallëria!

“Fëmijët pushtuan me gëzim hapësirën e degës së Bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në Ulpianë, ku përuruam dhe rifunksionalizuam një ambient të rikthyer për komunitetin”, tha Sibel Halimi.

Sipas saj “kjo hapësirë tani ofron kushte më të mira për qasje në dije dhe kulturë, duke u bërë sërish një vend i dashur për të gjithë brezat”.

Duhet cekur se me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës, më 11 qershor, qytetarët do të kenë mundësinë të bëhen anëtarë të bibliotekave pa pagesë.

ObserverKult


Lexo edhe:

PYETËSORI I PRUSTIT/ SIBEL HALIMI: ADMIROJ ATA QË LIRINË NUK E PËRDORIN PËR TË SUNDUAR, POR PËR TË HAPUR RRUGË EDHE PËR TË TJERËT