“Korona. Frika është një virus”, filmi i parë për virusin korona, para se të niste izolimi (VIDEO)

Një regjisor kanadez në fund të janarit 2020, teksa ka lexuar titujt kryesorë të gazetave për ngjarjen në Wuhan, vendosi disa javë më vonë të xhiroi një film, që ka në qendër virusin korona dhe përballjen me ksenofobinë.

Gjatë kohës kur virusi korona filloi të bëhej kryetitull në çdo medie, por edhe para njerëzit nisën të izoloheshin për ta frenuar atë, një regjisor i pavarur konceptoi, zhvilloi dhe mbaroi riprodhimin e një filmi.

Ngjarjet e filmit “Corona. Frika është një virus” (zgjat 63-min.) me regji të Mostafa Keshvarit zhvillohen në ashensor. Shtatë persona bllokohen në një ashensor dhe fillojnë të kuptojnë se një prej tyre (grua aziatike) ka Covid-19. “Filmi trajton frikën, por sjell edhe një studim të shoqërisë, njerëzve dhe zgjedhjet e tyre morale, përballjen e njerëzve me ksenofobinë”, shprehet ndër të tjera regjisori 33-vjeçar, Keshvari për “The New York Times”, teksa shton se: “Ne jemi të gjithë në këtë udhëtim së bashku”.

Vancouver, i njohur si “Hollywood-i i Veriut”, është porta e Kanadasë për në Azi, dhe gjithashtu një epiqendër për krizën e vendit, Covid-19. “Ndërsa, lajmet arritën edhe në Kanada për “virusin nga Wuhani”, pati raportime në rritje edhe mbi ngacmimet e kinez-kanadezëve të tjerë me origjinë aziatike. Ndërsa, shkëmbimet e bizneseve kineze-kanadeze ra deri në 70 për qind”.

“Kishte aq shumë incidente”, është shprehur Keshvari, në kohën kur filloi realizimin e projektit të tij, edhe askush nuk e mendonte se një person i bardhë mund ta merrte këtë virus. “Por virusi nuk diskriminon! Ashtu sikundër në jetën reale, të gjithë përballen me diskriminim, e llojeve të ndryshme”.

Në fund të janarit regjisori shkroi skenarin brenda dy javëve.  Brenda dhjetë ditësh bëri bashkë setin e aktorëve, mori me qira një hapësirë dhe ndërtoi ashensorin ku zhvillohet ngjarja. “Imagjinoni që virusi aktual është në këtë ashensor”, është fraza që u ka thënë regjisori artistëve para se të niste xhirimin.

Pasi përfundoi realizimin e këtij projekti regjisori pretendonte, që ta prezantonte filmin në një nga Festivalet Ndërkombëtare, por situata e paparashikuar nga askush, bëri që jeta të merrte tjetër rrjedhë jo vetëm në Kinë, por tanimë në mbarë botën.