Edicioni i sivjetëm i DokuFestit do të kalojë online shkaku i pandemisë.
Edicioni i 19-të i DokuFestit këtë do të jetë i hapur nga 7 deri më 25 gusht, me programe të filmit, panele, masterklasa, punëtori bashkëpunuese si dhe me performanca muzikore online, është njoftuar në faqen zyrtare të festivalit.
“Për ta sjellë festivalin online, kemi bashkëpunuar me Festival Scope dhe Shift72 në mënyrë që të garantojmë përvojën më të mirë të transmetimit online si dhe të sigurojmë që programi ynë të jetë i qasshëm për audiencën lokale dhe regjionale. Inspiruar nga bendi britanik post-punk Joy Division dhe njërën prej këngëve të tyre ikonike, tema e këtij viti TRANSMISIONI në shumë mënyra do të vë në pah TRANZICIONIN të cilin jemi duke e përjetuar si shoqëri, teksa po e kuptojmë që bota dhe çdo gjë që dimë për të po TRANSFORMOHET shumë shpejt. Andaj këtë vit, ju ftojmë të jeni pjesë e një eksperimenti ku përmbajtja e festivalit do të transmetohet dixhitalisht dhe do të zgjerohet përtej kinemave dhe hapësirave të zakonshme të qytetit të Prizrenit. Kësisoj, shpresojmë të transformohemi personalisht dhe kolektivisht përmes mënyrave të reja të të menduarit, punuarit dhe shpërndarjes”, është shkruar nga DokuFest.
Festivali i njohur i filmit të metrazhit të shkurtër dhe dokumentarëve, DokuFest, çdo vit mbahet në qytetin e Prizrenit.