Koronavirusi “prek” edhe “Anibar”-in, nuk mbahet në korrik

Edicioni i njëmbëdhjetë i festivalit ndërkombëtar të filmit të animuar dhe animacionit – “Anibar” nuk do të mbahet në muajin korrik, siç ishte paralajmëruar. Për shkak të pandemisë “Anibar”-i do të mbahet nga 17 deri më 23 gusht.

“Anibar”-i ka lajmëruar se këtë vit do të ofrojë program të përshtatur sipas masave të përcaktuara nga institucionet që janë përgjegjëse për mbrojtjen nga COVID-19, ndërsa do të transmetohet edhe online.

“‘Anibar’-i është përkujdesur që, përveç shfaqjes së filmave, prezantimeve, programeve speciale, aktiviteteve edukative dhe profesionale, të ofrojë edhe programin artistik për transmetim online nëpërmjet platformave digjitale”, njofton “Anibar”-i.