“KO:SH Film Fest 2023”, këta janë fituesit e sivjetshëm

Gjatë pesë ditëve të festivalit u shfaqën 42 filma të shkurtër, ku 36 prej tyre garuan në tri kategoritë kryesore si, kategoria e filmit ndërkombëtar, kategoria e filmit studentor dhe kategoria e filmit kombëtar.

Ky edicion u zhvillua tërësisht në “Kinema Majestic” duke e kthyer kinemanë më të vjetër në Shqipëri përsëri në funksion të filmit.

Juria e festivalit ishte e përbërë nga Ilija Piperkoski, regjisor e skenarist (Maqedonia e Veriut), Lulzim Hoti, drejtor i organizatës 7Arte (Kosova) dhe Florenc Zerellari, skenarist (Shqipëri), transmeton ‘gazeta express’.

Juria vendosi të shpërblejë me çmim, sipas kategorive, 4 filma të cilët janë:

Filmi më i mirë i shkurtër – Bellus | Alexis Pazoumian | Francë

Filmi më i mirë i shkurtër, gara ndërkombëtare – Radio Qetësia | Kerren Lumer-Klabbers | Danimarkë

Filmi më i mirë i shkurtër, gara kombëtare – Prishtinë, 2002 | Trëndelina Halili | Kosovë

Filmi më i mirë i shkurtër, gara studentore – Fundi tjetër i rrugës | Kálmán Nagy| Hungari, Austri

Ndërkohë çmimi i publikut shkoi për filmin “Richter” nga Koloreto Cukali, Shqipëri.

Edicioni i sivjetshëm i “Korça International Short Film Festival”, ishte mjaft i suksesshëm dhe numri i publikut krahasuar me vitin paraardhës shënoi rritje me 68%.

Në muajt në vazhdim, filmat fitues të “KO:SH Film Fest”, do të shfaqen në disa qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Ndërkohë thirrja për edicionin e radhës do të hapet në muajt e ardhshëm.

ObserverKult


Lexo edhe:

FILMI I REGJISORIT SHQIPTAR KONKURRON NË FESTIVALIN NDËRKOMBËTAR TË VENECIAS

Regjisori Roland Sejko me filmin e tij të fundit “La macchina delle immagini di Alfredo C.” do të marrë pjesë në “Orizzonti Extra”, një nga seksionet konkurruese të Festivalit Ndërkombëtar të Kinematografisë së Venecias. Festivali më i rëndësishëm italian i filmit shpalli programin e pjesëmarrësit e këtij edicioni që do të mbahet nga 1 deri më 11 shtator 2021.

Filmi “Macchina delle Immagini di Alfredo C.”, ka në qendër historinë e një telekameramani italian që mbërrin në Shqipëri me pushtimin fashist e mbahet “peng” bashkë me 27 mijë italianë të tjerë, ushtarë e civilë, pas çlirimit të Shqipërisë kur regjimi i Enver Hoxhës mbylli kufijtë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


Ndoc Gjetja
Ndoc Gjetja – foto nga Kolec P. Traboini Athine, qershor ,1993

NDOC GJETJA: ËNDËRROJA T’JEM BURRI I NJË GRUAJE…

Poezi nga Ndoc Gjetja

Dikur ëndërroja të kem një magnetofon Stereo,
tani që e kam, e ndez një herë në muaj,
Eh, sikur të isha poet! – pëshpërisja shpesh me vete,
dhe tani gjithnjë e me rrallë shkruaj.

Dikur ëndërroja të jem burri i një gruaje të bukur
dhe prisha shtatë palë këpucë duke i shkuar pas,
por ja një ditë te faqja ku e pata puthur
ëndrra ime u bë dhe ngeli pas.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult