Kosova dhe Austria nesër do të nënshkruajnë një marrëveshje e re, gjegjësisht programin që ka për qëllimin bashkëpunim kulturor për vitet 2024 – 2027.
“Zyrtarë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kanë pritur në takim një delegacion austriak të udhëhequr nga ambasadori Christoph Thun-Hohenstein dhe Ministria Federale për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare”, ka njoftuar MKRS-ja përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Të dy palët janë takuar dhe kanë komentuar marrëveshjen e re trevjeçare që ka të bëjë me bashkëpunimin kulturorë në mes të dy shteteve.
Programi përfshin bashkëpunimin në shumë fusha, përfshirë muzetë, bibliotekat, arkivin, galeritë, shkëmbime në mes të artistëve, në fushën e filmit, muzikës e të tjera fusha.
Po ashtu, kjo marrëveshje do të sjellë mundësi dhe njohje të reja, duke e pozicionuar vendin në skenën ndërkombëtare e duke mundësuar zhvillim të qëndrueshëm .
Ndryshe, zyrtarët austriake të prirë nga zyrtarët e Ministrisë së Kulturës, gjatë ditës së sotme do të realizojnë vizita dhe takimet bilaterale në institucionet e kulturës dhe arsimit.
/ObserverKult
Lexo edhe:
MINISTRIA E KULTURËS ORGANIZON PUNËTORI PËR HARTIMIN E KONCEPT DOKUMENTIT PËR TRASHËGIMI KULTURORE
Në kuadër të programit për reformën ligjore dhe institucionale në fushën e Trashëgimisë Kulturore në Republikën e Kosovës, është mbajtur takimi i radhës i grupit punues për hartimin e Koncept Dokumentit për Trashëgimi Kulturore.
Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës nëpërmjet një njoftimi për media derisa ka theksuar se ky koncept-dokument, i hap rrugë identifikimit të gjendjes dhe avancimit të politikave shtetërore për trajtimin e kësaj fushe.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
IKJA E NANËS, POEZI NGA JOZEF RADI
Ikja e Nanës
Jozef Radi
S’po di duert ku me i vendosë
as sytë s’po di ku me i ndalë!
Shpirti yt çarçaf i bardhë
n’qiell të k’tij Marsi
ndër gëzhoja kallashnikovi varë.
Fjalët e tua
mbi krahë zogjsh mbetë,
dhimbja jote zbathë vrapon qiejsh
e s’ndalet as ndër baraka
te mbytuna lotësh,
as ndër brraka kohnash t’liga
Nyje në shpirt, o nanë
kjo lamtumirë e beftë!
Ike si engjujt ikin
si bora bahet kaltërsi u bane,
humbe nëpër kët t’vrazhdë marsi,
e s’di mos je mshehë mbas ndoj fije bari;
a mos kputë ndoj lule vjollce kund,
mos n’sqep të ndoj sythi je futë
o ndjek me petka nate kometën
m’u rishfaqë mbas njiqind vjetësh?
ObserverKult