Kosovare Sadiku: S’ka rregulla që e ndalin dashninë…

U rezistojmë fuqishëm
shpërthimeve emocionale,
deri aty
kur malli e mund arsyen,
kur dashuria thyen rregulla,
e shpirti zhduk distancën…
Distancë krijuar nga ligje,
rregulla, kanune,
që e arrinë me shpejtësi drite
shpirtin binjak…
e pushton me puthje, përqafime,
shtrëngime deri sa fryma ndal…
S’ka rregulla që e ndalin dashninë,
E s’ka dashni që nuk thyen rregulla.