Kostumi legjendar i Elvis Presley-t, në ankand

Pelerina e bardhë dhe kostumi i Elvis Presley-t do të dalin në ankand për vlerën prej 50 000 dollarësh.
Ofertat u hapen të shtunën nga “Kruse GWS Auctions” dhe kostumi ka një ofertë fillestare prej 350,000 dollarë, ndërsa pelerina aktualisht po shkon për 50,000 dollarë.

Po ashtu, në ankand do të dalë edhe koleksioni i tij i flokëve i ruajtur nga berberi i këngëtarit, helmetën që mbajti në ‘Viva Las Vegas’ dhe një Bibël që i ishte dhuruar nga një adhurues i tij.
Kujtojmë se pasuria e Elvis Presley-t u vlerësua 100 milionë dollarë pas vdekjes së tij. Por vlera totale e markës, “Elvis”, duke përfshirë pasurinë e famshme në Graceland, me kalimin e viteve ka arritur shifrën marramendëse, të cilat i kanë kaluar në pronësi të bijës, kur ka mbushur 25 vjet, Lisa Marie.

Kjo e fundit para disa kohësh pretendoi se i kenë mbetur vetëm 14 mijë dollarë dhe ka akuzon ish-menaxherin, Berry Sigel, për shkrirjen e pasurisë.
Ndërkohë vitin e shkuar, nipi i Elvis Presley dhe djali i Lisa Marie Presley, Benjamin Keough, ka vrarë veten në mënyrë tragjike.
Rezultatet e autopsisë treguan se Benjamin i kishte dhënë fund jetës me një pushkë gjaku, me të cilën kishte goditur veten në gojë.
Pas vdekjes së tij, menaxheri i Lisa Marie tregoi për “TMZ” se ajo ndihej e shkatërruar.