Kozma Dushi & Silva Gunbardhi: Gënje, por thuaj të dua! (Teksti dhe kënga)

Se shpirti s’mund të flerë,
ç’po ndodh kështu me mua,
jo se kuptoj.
Gënjem ndonjëherë,
por thuam që të dua,
dhe ta besoj!

Si ty, njëlloj unë po vuaj
dhe zemra e trazuar
jo s’mund të flerë.
Por edhe ti më thuaj
si ty s’kam dashuruar,
jo asnjëherë!


Nuk e dimë se çdo të gjejmë,
nuk e dimë se çfarë kërkojmë,
nuk e dimë se ke urrejmë,
nuk e dimë ke dashurojmë.

Unë të pres të vish moj zemër,
ti pret unë të vij,
ndaj akoma s’ka një emër,
jo në dashuri

Jeta është e shkurtër shumë,
ndaj mos u mendo.
Eja fluturo tek unë
dhe me dashuro!

Dashurinë si dhuratë
nuk ta fal askush,
puthjen t’i rrëmbeje
nga dy buzët prush!

Ato që tani kemi, si shohim, si kuptojmë,
ato që nuk i kemi, ato i dashurojmë.
Se shpirti i njeriut, është shumë i ngatërruar,
kur duket se afrohet, më shumë është larguar.
Se shpirti i njeriut, i tëri është mister
se tjetër dashuron, dhe vete tjetër merr.

ObserverKult