Këngëtar, autor tekstesh dhe instrumentist, Elton Deda qysh në moshë shumë të re filloi të merret me muzikë. I biri i dirigjentit të njohur Ferdinant Deda, për herë të parë para publikut, u shfaq pikërisht me një këngë kushtuar babait të tij.
Si një nga artistët më të njohur në Shqipëri, Elton Deda paraqitjet e para i kishte me grupin “Tingulli i Zjarrtë”.
Në vitin 1993, ai largohet nga ky gup dhe formoi “Aneroid grup”, duke sjellë eksperimente e stile të reja.
Në vazhdim po ju sjellim tekstin e këngës “Kristal”, tekst të cilin e shkroi Sokol Marsi. Me këtë këngë Elton Deda u shfaq në dhjetor të vitit 2011, në edicionin e 50-të të Festivalit të RTSH-ës në Tiranë.
Dikur një kristal unë lashë
fshehur diku e ika larg
Si një ëndërr në sirtar
që e thërret sa herë ndjen mall.
Larg saj koha vrapoi
u ktheva prapë unë ta kërkoj
Sa doja, nga gjumi ta zgjoj
Ta zgjoj.
Ti je kristal
i çmuar i rrallë
ndjenjën ke zjarr
me djeg në damar.
Kthehem te ty
me paqe në sy
sonte më lër
se të ndjej prapë si atëherë.
Ti je ndjenjë e rrallë
gdhendur në kristal
në ëndërr të shoh
Unë jam se ti ekziston.
Duart shkunden pluhurin e saj
Sytë mi verboi si një diell i marrë
Buzët, ia vendosa pranë
mbyste aromë trupi i saj.
U ula, në gjunjë ta vështroj
ti falem se me s’do të shkoj
në zemër prapë do jetoj
jetoj.
Ti je kristal
i çmuar i rrallë
ndjenjën ke zjarr
më djeg në damar.
Kthehem te ty
me paqe në sy
sonte më lër
se të ndjej prapë si atëherë.
Ti je ndjenjë e rrallë
gdhendur në kristal
në ëndërr të shoh
Unë jam se ti ekziston.
Ti je e rrallë
Shuan një mall
shëron një shpirt.
Sërish të jem gjallë
s’do të shkoj nga ty unë kurrë
s’do shkoj …
Ti je kristal
i çmuar i rrallë
ndjenjën ke zjarr
më djeg në damar.
Kthehem te ty
me paqe në sy
sonte më lër
se të ndjej prapë si atëherë.
Ti je ndjenjë e rrallë
gdhendur në kristal
në ëndërr të shoh
Unë jam se ti ekziston.
Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU
Përgatiti: A.S.- ObserverKult
————————-
Lexo edhe: