Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar për investimet që Qeveria e Kosovës ka bërë për trashëgiminë kulturore, duke i vlerësuar si më të lartat ndonjëherë.
“Në tri vjet qeverisje, janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore — më shumë se në dy dekadat pararendëse bashkë.”, ka shkruar Albin Kurti në Facebook, duke publikuar listën e monumenteve të restauruara:
Në pjesën e parë të këtij viti kanë përfunduar restaurimet në:
-Kullën e familjes Tafolli në Çadrak të Suharekës
-Shkollën historike shqipe “Ismail Qemali” në Ferizaj
-Mullirin e fshatit Majac të Podujevës i ndërtuar në shek. XIX
-Mullirin e Cal Malushit në fshatin Kotradiq të Pejës
-Ndërtesën e shkollës së parë shqipe në Pejë
-Muzeun e Hidroelektranës në Prizren
-Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren – faza e parë
-Kullën e Gjyle Kadrisë në fshatin Rastavicë, Deçan, e ndërtuar në shek. XIX
-Shtëpinë Kullë të Vesel Godenit në Viti
-Kullën e Zeqë Ramë Sadrisë në Brovinë në Gjakovë.
Ndërkaq punimet po vazhdojnë e janë drejt përfundimit në:
-Shtëpinë e Hynilerëve në Prishtinë
-Rezidencën e Presidentit Ibrahim Rugova
-Shtëpitë tradicionale të Janjevës
-Shtëpinë e familjes Kryeziu në Gjakovë, e cila karakterizohet me arkitekturë tradicionale të fundit të shek. XVIII
-Shtëpinë e Adem Aga Gjonit në Prizren, e karakterizuar nga arkitektura tradicionale e shek. XVIII
-Shtëpitë tradicionale të familjes Hajdini, në lagjen e quajtur Terziaj në Gjilan
-Shtëpinë e familjes Safqi në Prishtinë, e ndërtuar rreth vitit 1800
-Shtëpinë tradicionale të familjes Sylejmani brenda qendrës historike në Prishtinë, e ndërtuar në vitin 1880
-Shtëpinë e familjes Kirajtani, një prej shtëpive më të veçanta të Prizrenit
-Shtëpinë e familjes Munik në Prizren
-Qendrën Kulturore Hebraike në Qendrën Historike të Prizrenit
-Shtëpitë tradicionale në rrugën Marin Barleti në Prizren
-Kishën Katolike në Ferizaj
-Xhaminë në Turbohovc të Istogut
-Kullën e Tal Belit në Krelan të Gjakovës
-Postën e Vjetër në Mitrovicë.
ObserverKult
Lexo edhe: