“Gjuha, në të vërtetë, është pasuria jonë më e madhe…” – ka thënë dikur Rexhep Qosja, dhe si e tillë, meriton vëmendje të vazhdueshme, sidomos dekadat e fundit kur në të janë vënë re deformime të shumta.
Gjuhëtarët dhe akademikët tanë tërheqin vëmendjen vazhdimisht për kujdes në mirëshkrimin dhe mirëshqiptimin e shqipes, e cila, për fat të keq, si çdo fushë e jetës, vijon të mbetet në tranzicion.
Pa dashur të vëmë gishtin tek fajtorët, nuk mund të lëmë pa përmendur “kontributin” e klasës politike, të vetëquajturve “opinionistë” e “analistë”, por edhe shumë gazetarëve të medias së shkruar e elektronike, të cilët, pa pasur kulturë të mjaftueshme gjuhësore, flasin me kompetencë sidomos për gjërat që nuk i njohin.
Gabime evidente shihen jo vetëm në folur, por edhe në të shkruar. Një i tillë që nxiti reagimin e prof. Ilmi Rexhepit është një shkrim i Ramush Haradinajt që kritikonte, kohë më parë, Albin Kurtin, e në të cilin e shkruan gabimisht fjalën “kryeneçësi”:
Nga Ilmi Rexhepi
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke kritikuar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, shkruan:
“Kush je ti që i ke dhënë të drejtë vetes që t’i lësh në rrugë 300 e sa mijë fëmijë!? A e di që e ke bllokuar krejt shtetin me kryeneqësinë tënde! “
E çuditshmja nga ana gjuhësore dhe jo vetëm është që Ramush Haradinaj, duke kritikuar kryeministrin në lidhje me arsimin, shkruan fjalët në forma të gabuara drejtshkrimore.
Në vend se të shkruajë “kryeneçësinë tënde”, shkruan “kryeneqësinë tënde”!
Forma e saktë drejtshkrimore është “kryeneçësi” dhe jo “kryeneqësi”.
ObserverKult
Lexo edhe:
MARTIN CAMAJ: E KËRKOVA KUDO…