Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, priti profesorin e mirënjohur Shyqyri Aliaj, i cili ka drejtuar për vite me radhë Institutin e Sizmiologjisë. Veliaj i dorëzoi medaljen e Mirënjohjes së Qytetit të Tiranës. Për një kontribut të jashtëzakonshëm në sizmiologji, sidomos gjatë tërmeteve të 2019-ës.
“E vlerësoj që jeni pjesë e këtij gëzimi, jo vetëm timin personal, por gëzimin e qytetit tonë. Të atyre që e duan shkencën, të atyre që besojnë faktet, të atyre që vlerësojnë punën, edhe kontributin ndër vite të njerëzve të shquar të këtij qyteti”.
“Është një nder i jashtëzakonshëm që profesor Shyqyri Aliajt t’i dorëzojmë mirënjohjen e qytetit të Tiranës. Për një kontribut të jashtëzakonshëm sidomos në sizmiologji”, vuri në dukje Veliaj.
Më tej Kryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi: “Dëgjojmë ndonjëherë gjithologët që duket sikur marrin vesh nga gjithçka, edhe duhet t’i bëjmë një kujtesë vetes. Që mes nesh në këtë qytet me 1 milion banorë ka disa që marrin vesh më shumë. Ka disa që kanë bërë shkollën, që kanë bërë kontributin e jetës së tyre. Që kanë sakrifikuar gjithçka për të prodhuar shkencë shqiptare. Po i afrohemi përvjetorit të tërmeteve, teksa kemi rindërtuar gjysmën e dëmeve. Kemi akoma dhe pak punë për të bërë vitin tjetër”.
Profesor Aliaj tha se ndihet i nderuar për këtë vlerësim që Bashkia e Tiranës i ka bërë atij. “E konsideroj një vlerësim të lartë që më bëhet sot në Bashkinë e Tiranës nga zoti Erion Veliaj. Sepse në situatën e tanishme nuk kam dëgjuar ndonjë shkencëtar që të ngjisë shkallët këtu. Këmbëmbarë, kështu qofshin edhe të tjerët që të punojnë për vendin, për Shqipërinë dhe të vazhdojnë të kontribuojnë”, u shpreh Aliaj.
LEXO EDHE: Erion Veliaj pas takimit me Dua Lipën: “Më e mirë e nëna se e bija”
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa është duke qëndruar në Tiranë.
Së bashku me të janë parë edhe familjarët e saj e i dashuri i Dua Lipës.
Pas takimit me kryeministrin shqiptar, Edi Ramën, Dua Lipa dhe ekipi që po e shoqëron janë takuar edhe me Erion Veliaj, kryebashkiakun e Tiranës.