Kryevepra e Shekspirit realizuar nga Teatri Kombëtar, sonte shfaqet online

Në kuadër të programit online për muajin maj, sonte në ora 21:00, nëpërmjet formatit livestream në Facebook, transmetohet shfaqja “Nata e 12-të”, prodhim i Teatrit Kombëtar të Kosovës.

E shpërblyer “Shfaqja më e mirë” në Konkursin per Teatër nga MKRS në vitin 2012, me autor William Shekspeare e nën regji të Ilir Bokshit, shfaqja ka qenë pjesëmarrëse në disa festivale ku është shpëryer me disa çmimeve kombëtare e ndërkombëtare.

Shfaqja është një ndër kryeveprat e dramaturgjisë botërore e cila ne Teatrin Kombëtar të Kosovës ka qendruar disa vite ne repertorin e rregullt duke qenë një ndër shfaqjet me numër rekord te reprizave./ ObserverKult