“Kryqëzova”, poezi nga Carl Kaucher

grupin e parë të fjalëve
sepse nuk kishte zjarr në to,
hoqa dorë nga rreshtat e mëparshëm
sepse nuk asgjë të vërtetë në ta.
Imazhet humbën
në një labirint thithjeje të thatë
ndërsa vizionet tretën,
shkuan për të vdekur.

Ka një dallim
mes shikimit të shfaqjes
dhe pagëzimit në zjarr.
Sa më e nxehtë të jetë flaka
aq më e çmendur bëhet historia
më mirë të digjem
pastaj të mpihem.

Një shishe bosh nuk ka ujë.
Djathi i mykur sall do të të sëmurë.
Një bulkth i vetmuar që cicëron
në qoshe të garazhit tim
nuk do të gjej kurrë dashuri.
Të pirit e uiskit në një varrezë
mund të të futë në një birucë.

Mjegulla e mëngjesit
nuk do të zgjasë deri në pasdite.
Nuk mund ta fshish verandën
pa fshesë.
Blloqet e hirit stivohen
që një ditë të shemben.
Dyert do të mbyllen
në mënyrë që të hapen të reja.

Heshtja nuk do të dëgjohet
kurrë pa marrë parasysh sa afër dëgjon
dhe sa më shumë dëgjon
aq më e zhurmshme bëhet.
Gjërat më të rëndësishme
nuk do të thuhen, ama do të ndjehen
në momentet ndërmjet çasteve,
kur më së paku pritet.

Jij i vetëdijshëm,
fjalët e fundit vijnë
pas udhëtimit të fundit
teposhtë rrugës gjarpëruese
nëpër të cilën askush s’ka kaluar.

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:

“FILL I VETËM NATËN E KËRSHËNDELLAVE”, POEZI NGA CHARLES BUKOWSKI