“Gangs of London”, ku që nga titulli kuptohet që trajton bandat e Londrës, përqëndrohet te familja Wallace, një nga organizatat kriminale më të mëdha në qytet.
Pas vdekjes së Finn Wallace, i biri Sean (Joe Cole) përpiqet të marrë hak dhe siç pritej, përfshihet në vrasje. Seriali u krijua nga regjisori Gareth Evans, i cili në një intervistë për Sky News (via Bustle) tregoi nëse seriali u bazua ose jo në një histori të vërtetë.
Evans u shpreh se u infiltrua me policë të vërtetë për të kuptuar më mirë detajet. “Ishte interesante të shihje si funksiononin gjërat në qytet. Ishte e nevojshme për të kuptuar se si funksionojnë këta njerëz që nuk do t’i takosh kurrë.” Megjithatë, përkundër njohurive për mënyrën si ndërveprojnë organizatat kriminale, shumica e skenave në serial janë rezultat i imagjinatës së krijuesve.
Interesant është fakti se “Gangs of London” u frymëzua edhe nga një lojë shumë, shumë e vjetër në Playstation me të njëjtin emër.
“Gangs of London”, serial dramë-aksion, është një prodhim britaniko-amerikan i prodhuar nga Pulse Films & Sister dhe trajton rivalitetin e bandave dhe organizatave kriminale në Londër. Seriali pati premierën më 23 prill në Sky Atlantic dhe Cinemax.
Në “Gangs of London” luajnë edhe aktorë shqiptarë.