Ku është mjekra e Tutankhamonnit? Në gjyq drejtuesit e muzeut

Punonjësit e muzeut në gjyq. Kanë vjedhur? Kanë kryer shkelje të rënda disiplinore? Jo, ata bënë një dëm dhe u përpoqën ta rregullonin. Është historia e treguar në faqen e internetit lavocedivenezia.it.

Punonjësit e Muzeut Egjiptian në Kajro, përfunduan në gjyq për akuzat e ngjitjes në një mënyrë ”false” të mjekrës së Tutankhamonit.

Lajmi raportohet nga medie të ndryshme egjiptiane, duke shpjeguar se procesi vjen një vit pas hapjes së hetimit, që nisi pasi bluja dhe ari që përbëjnë mjekrën e Faraonit, u shfaqën të thyera dhe të ngjitura së bashku.

”Dëmtimi, sipas autoriteteve, kishte ndodhur gjatë pastrimit” – raportoi BBC.

Maska 3 000-vjeçare e Tutankhamonit është një nga atraksionet kryesore të muzeut egjiptian në Kajro.

”Daily News Egypt” shkruan, se “duke injoruar të gjitha metodat shkencore të restaurimit, të dyshuarit u përpoqën të fshihnin dëmin, duke përdorur mjete të mprehta metali për të hequr pjesë të zamkës së përdorur, duke dëmtuar objektin”.

Midis të dyshuarve, ndodhet gjithashtu edhe ish-drejtor i muzeut dhe një ish-drejtor i restaurimeve.