Thaçi: Vdekja e këngëtares Nexhmije Pagarushës, një humbje e madhe për kulturën

bukuroshe kendon nexhmije pagarusha observerkult

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se vdekja e këngëtares Nexhmije Pagarushës është një humbje e madhe për kulturën dhe artin tonë kombëtar.

Thaçi u shpreh i pikëlluar për këtë lajm, duke thënë se zëri i Pagarushës ka përjetësuar muzikën shqipe.

“Të pikëlluar me vdekjen e artistes së madhe, Nexhmije Pagarushës, e cila me zërin e saj e përjetësoi muzikën shqipe, duke i dhënë vlera të përjetshme, me të cilat krenohet krejt bota shqiptare.

Ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës është një humbje e madhe për kulturën dhe artin tonë kombëtar.

Zëri i saj karakteristik e shndërroi në një ikonë të papërsëritshme, bazuar në dhuntitë dhe talentin e saj të pakufishëm. I përjetshëm do të mbetet emri dhe zëri i Bilbilit të Kosovës! ”, ka shkruar ai./ ObserverKult