Ku ishim? Kurrkund. Duje, luje, kruje, rruje….me shkop e trastë në Eurosong

kolec traboini dashtë duje

Zhgarrashkrimet e këngëve

Nga Kolec Traboini

Ky tekst bejte i këngës që do shkojë në Eurosong është një surogato, lojë fjalësh, një kakofoni ku ka gjithçka nderkohë që nuk ka asgjë. I njejti problem dhe me këngën e vendit të parë. Edhe kur këndohet nuk merret vesh asnjë fjalë.
Pse masakrohet kënga kështu.
A e dinë këta zhgarrashkrues se për tekstet e këngëve Bob Dylan ka marrë çmimin Nobel, se tekstet e këngëve franceze i shkruante një poet i përbotshëm si Zhak Prevet që janë poezi të shkelqyera. Fajin e ka TVSH që pranon surogato.
Dhe harrojnë se melodia dhe zeri i këngëtarit krijon emocione, por mesazhin, atë që dëgjuesi ruan në kujtese janë fjalët. Kur teksti nuk ruhet në kujtesë kënga harrohet shumë shpejt. Hymë e dolëm. Ku ishim? Kurrkund. Duje, luje, kruje rruje….
Dhe do vemi me shkop e me trastë në Eurosong. Berihaj, kohë pellazgjike!

DUJE…
Diçka mrena frymen ma nal
S’di çka bohet, bohet
Po du me nal
(Çka o ka bohet)
Krejt tuj pas,
E krejt tuj pas,
S’po muj mu knaq

Jan tu u nda
Veç për nje fjalë
Janë tu u nda, dashnin’ kanë vra
Janë tu u nda,
E kane harru se kan nje shpi
Sofër me fmi…

Duje, si dikur ti duje,
At dashni ti ruje,
Si jeten, ti ruje
Mos e gjuj me gure,
Si dikur ti duje,
At dashni ti ruje,
Si jetën ti duje

Jan tu u nda
Veç për nje fjalë
Janë tu u nda, dashnin’ kanë vra
Janë tu u nda,
E kanë harru se kanë nje shpi
Sofër me fmi

Ti duje, si dikur ti duje,
At dashni ti ruje,
Si jetën, ti duje
Mos e gjuj me gure,
Si dikur ti duje,
At dashni ti ruje,
Si jetën ti duje

(Duje, duje)
Jan tu u nda
(Duje, duje)
Veç për nji fjalë
Janë tu u nda, dashnin’ kanë vra
(Duje,duje)
Janë tu u nda
(Duje, duje)
E kanë harru se kanë nje shpi
Sofër me fmi
(Duje, duje)


————- Kënga fituese ———-
E V I T A


STROFA.1:
Oh…e di,
Se një ditë, do shkosh edhe ti.
E di…e di, e di.
E di, e di.
Më mungon. Mungon që tani.
E di, e di, e di,
Por për mua, do jesh përgjithmonë…


•REFRENI:
Evita!
Sa të prita!
Sa të prita,
Unë dhe drita!
Erdhe ti nga errësira.
Erdhe ti nga hapësira.
Hapet nata, ndizet Dielli, hapet qielli.
O EVITA TI, EVITA TI, EVITA TI…
Më mungon që tani.


•STROFA.2:
Oh…e di!
Koha shkon, rritesh edhe ti.
E di, e di, e di.
Më mungon. Mungon që tani.
E di, e di,
Por për mua, do jesh përgjithmonë…


•REFRENI:
Evita!
Sa të prita!
Sa të prita,
Unë dhe drita!
Erdhe ti nga errësira.
Erdhe ti nga hapësira.
Hapet nata, ndizet Dielli, hapet qielli.
O EVITA TI, EVITA TI, EVITA TI…
Më mungon që tani.

ObserverKult

Kliko edhe:

FESTIVALIT I DUHET NJË ARBANË ELOKUENTE, PA SENS PROTAGONIZMI, PA TENEQE DHE FISHEKZJARRE NË TRUP