Është kështjella e Neuschwanstein, në Gjermani, e ndërtuar nga Ludvig-u i II i Bavarisë (1845-1886) duke nisur nga 1869 me projektin e skenografit Christian Jank.
Walt Disney e vizitoi, dhe mbeti i mrekulluar, e mori si model për të projektuar kështjellën e filmit vizatimor “Bukuroshja e Fjetur në Pyll”. Si pasojë, është përdorur në siglën e fillimit të të gjithë filmave të tij dhe u bë “marka” e të gjithë parqeve Disney në botë. Neuschwanstein u ndërtua në homazh të Rikard Vagner-it, ndaj të cilit Ludvig-u II ishte një admirues i madh, transmeton ‘bota.al’.
Në sallat e brendshme gjenden shumë referime për vepra të ndryshme të kompozitorit gjerman: në sallën e ngrënies, për shembull, disa piktura figurojnë skena të garës poetike legjendare të korit të Wartburg-ut në 1207 nga të cilat Vagner-i u frymëzua për TannHäuser-in. Në portën e hyrjes nga ana tjetër është prezantuar Wëolfram von Eschenbach, poeti i Parsifal-it e i Lohengrin-it. Mbi një portë tjetër është një portret i Gottfried von Strassburg, autor i “Tristano dhe Isotta”.