“Ku shkoi vallë ai djalë”, kënga e mirënjohur vjen e interpretuar nga Vikena Kamenica dhe Alma Bektashi
Çdo mëngjes bashkë në shkollë ne shkojmë N’ udhëkryq një djalosh takojmë, Buzëqesh biçikletën nget , Nuk e di cilën nga ne pret. Punëtor është diku ky djalë. Si djalosh jo nuk ka të sharë, Buzëqesh dhe nuk flet ai Por sa shumë flasin sytë e tij dhe nuk flet ai, nuk na flet…
Erdhi tani një zile biçiklete njërën nga ne o seç ka bërë për vetë pse druhet vallë, o pse ka turp ky djalë E nuk guxon të thotë një fjalë Dy shoqe ne dhe duhemi si motra Një dashuri po na troket te porta Dhe dashurinë të bukur e kërkojmë siç jemi vetë ne ëndërrojmë.
Por një dite më atë se pash’ shoqen pyes ku do jetë vallë Më shikon ëmbëlsisht në sy Në aksion thotë është ai Në shkollën tonë erdhi një mëngjes Në udhëkryq djali në biçikletë Ai vjen dorën e shtrëngon, përshëndet Shoqen e takon, e takon…