“Kufiri i padukshëm”, filmi fitues i “Oscar” për studentët, shfaqet në Tiranë

Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të drejtat e Njeriut, janë shfaqur në Akademinë e Sigurisë në Tiranë filmat “Kufiri i padukshëm” dhe “Të Humburit”.

“Kufiri i padukshëm” është një prodhim austriak që sapo ka fituar Oscar për studentët ndërsa “Të humburit” është prodhim britanik por ajo që i bashkon është se historitë e tyre janë shqiptare.

“Kufiri i padukshëm” trajton rastin e deportimit nga Austria të një familjeje shqiptare, ndërsa “Të Humburit” sfidat e një familjeje shqiptare në Angli dhe problemeve me trafikimin e qenieve njerëzore.

Drejtori i festivalit, Kujtim Çashku i prezantoi dy prodhimet para të rinjve.

Në shfaqjen e filmave morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe ambasadori austriak dhe përfaqësues të ambasadës e britanike ndërsa që të dy filmat, ofruan perspektiva të mënyrës se si duhet të trajtohen nga policia emigrantët dhe ku duhet pasur kujdes.

Regjisorja britanike që ishte e pranishme bashkë me një prej aktorëve tha se filmi nisi si një dëshirë që të trajtonte histori adoleshentësh që mbeteshin vetëm, ndërsa drejtori i festivalit u ndal te mesazhet që hulumton ajo mbi shkallët e krimit.

Festivali vazhdon deri të të shtunën me filma nga disa vende të botës nën temën “Pandëshkueshmëria”./Balkanweb

ObserverKult


Lexo edhe:

OSCAR NDRYSHON RREGULLAT: JA ÇKA DUHET TË PËRMBUSHIN ATA QË ASPIROJNË NOMINIMIN PËR “FILMIN MË TË MIRË”

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka njoftuar se duke filluar nga viti 2024, produksionet që aspirojnë për një nominim për filmin më të mirë do të duhet të qëndrojnë në kinema për më shumë se një javë.

Vendimi nënvizon ndryshimin midis prodhimeve të destinuara për ekranin e madh dhe atyre të krijuara për transmetim.

Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi nga sezoni i ardhshëm, ndërsa sezoni aktual i Oscar-it nuk do të preket.

Tekstin e plotë mund ta ta lexoni KËTU:


sabri hamiti nanës

SABRI HAMITI: LARGIMI

Poezi nga Sabri Hamiti

Le mbas Detin, Malin, Tokën, Fushën
E shtëpisë së moçme i vë dry në derë
Me litar shpëtimi prapë e lidhe gushën
Frymën zënë që pate e hudhe në erë

I ikur nga dheu nis mërgim të ri
Ta gjesh botën tënde që ik diku larg
Nëpër terr të qiellit që të vesh në zi
Ndjek yjet e shpresës të nisur në varg

Me ngulm e ndjek kohën që ik e ik
Ajo të vjen mbas gjurmëve si breshkë
Duke hëngër veten në fund gjaku pik
I kuq, jo i zverdhur si gjethi në vjeshtë

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult