Kujdes: Këto dy gabime po i bëjnë shumica, ja si duhet të shkruhen…

nga mua apo nga unë?


Nga shumë problemet që has sot gjuha shqipe nga përdoruesit e saj (folësit dhe shkruesit), sjellim këtu dy prej tyre:

1. Mospërdorimi i pjesëzës “të” të së ardhmes së dëftores (do të).

Pjesëza “të” e kohës së ardhme të mënyrës dëftore (do të) sot është drejt zhdukjes dhe rëndom hasim: “Do shkojmë…” dhe jo “Do të shkojmë..” ose: “Do e shohim…” dhe jo “Do ta shohim…” Madje, është për të ardhur keq, që këtë formë shkurtimi e gjejmë pothuajse në gjithë librat artistikë, dokumente të rëndësishme etj., dhe jo vetëm në gjuhën e folur. Nuk ka pse të na duket e tepërt, kur kjo pjesëz ka rolin dhe rëndësinë e vet.

2. Mospërdorimi i trajtës së shquar me mbaresat e saj përkatëse tek emrat dhe shkurtimet.

Në shumë artikuj të ndryshëm, shkresa, dokumente, madje edhe tituj veprash, emrat e personazheve nuk lakohen në rasat përkatëse, kur e dimë se gjuha shqipe ka 5 rasa, me mbaresat e saj përkatëse. P.sh. hasim: Erdhi Aldo dhe Eno. Ndërkohë që duhet: Erdhi Aldoja dhe Enoja. Ose: Putin takoi Merkel., kur duhet: Putini takoi Merkelin. Ose: Kështu raportoi sot ATSH, kur duhet: Kështu raportoi sot ATSH-ja./S. Agolli

ObserverKult

————————

Lexo edhe:

A DUHET TA RISHIKOJMË DREJTSHKRIMINJA SI SHKRUHEN SHKURT DISA NGA FJALËT NË FJALOR!

Tabela e shkurtimeve është listë në një fletë të fjalorëve që jep shpjegime për shkurtimet e fjalëve dhe shenjave të përdorura në atë fjalorë.

Zakonisht e gjeni në faqet e para apo të fundit të librit.

Për fjalorët shqip-shqip zakonisht përdoret lista e shkurtimeve e paraqitur më poshtë. Po ashtu edhe për fjalorët tjerë d.m.th të kodeve në gjuhët tjera në shpjegimet në gjuhën shqipe përdoret një listë e tillë.

ana. – term nga anatomia.
antrop. – term nga antropologjia.
arb. – fjalë a shprehje e arbëreshëve të Italisë ose të Greqisë.
arkeol. – termë nga arkeologjia.
arkit. – term nga arkitektura.
art. – term nga arti ose artikull
as. – emër i gjinisë asnjanëse; në gjininë asnjanëse.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU