Kujt ia kushtoi ”Simfoninë e madhe” Ludwig van Beethoven, për të cilën u pendua më vonë?

Rreth vitit 1803, kompozitori gjerman Ludwig van Beethoven krijoi një nga veprat më të fuqishme dhe më domethënëse në historinë e muzikës, Simfoninë Nr. 3 në La maxhor, op. 55, e njohur edhe me titullin ”Simfonia e madhe”, kushtuar Bonapartit, e cila më vonë u quajt ”Simfoni heroike”, e kompozuar për të festuar vdekjen e një njeriu të madh, sipas focus.it.

Partitura monumentale, me forcë të jashtëzakonshme, fillimisht u konceptua si një nderim për udhëheqësin korsikan, konsullin e parë të Francës në atë kohë, të cilin muzikanti e admironte. Por, ai pasion politik nuk do të zgjaste shumë.

Kur Napoleoni u kurorëzua perandor i francezëve, më 8 dhjetor 1804, Bethoven i pasionuar pas tij nuk e priti mirë. Ai u tërbua dhe refuzoi përkushtimin e simfonisë.

Biografi dhe kolegu i tij, Ferdinand Ries e përshkruan episodin në këtë mënyrë në librin e tij ”Beethoven”.

“Ecte si i tërbuar duke bërtitur se edhe ai nuk është gjë tjetër veçse një njeri i thjeshtë! Tani edhe ai do të shkelë të gjitha të drejtat e njeriut, do ta vendosë veten më lart se të gjithë, do të bëhet tiran!”, shkruan Ries për Bethovenin.

Pas këtyre momenteve, Beethoveni grisi faqen e titullit të kompozimit të tij, fshiu titullin në faqen e parë dhe tha se do t’ia kushtonte princit bohem Lobkowicz, një admirues i madh i muzikës së tij./oranews.tv

ObserverKult


Lexo edhe:

LETRA E DASHURISË QË U GJET PAS VDEKJES SË BEETHOVEN: AH… KA MOMENTE KUR NDJEJ SE FJALËT S’JANË ASGJË

Pas vdekjes së kompozitorit të madh, Ludving van Beethoven, në sendet e tij u gjet edhe kjo letër dashurie. Ajo është shkruar për një grua të panjohur, të cilën Beethoven e quante “E pavdekshmja, e dashura ime”.

6 korrik 1806

Engjëlli im, gjithçkaja ime, shpirti im!
Vetëm pak fjalë sot, dhe këto me penën tënde. Nuk do shkruaj deri nesër, pasi do lëviz nga shtëpia me qira. Çfarë humbje kohe….

Tekstin e plotë e gjeni KËTU