reklamë

Kujtesa si “udhëtim poetik” në poezinë e Arif Molliqit

(Librin me poezi të poetit Arif Molliqi ” Ata udhëtonin pa e ditur fundin”, e botoi  ShB “Armagedoni”, Prishtinë, 2025)

Nga Emi Krosi

Ky libër me poezi të zgjedhura ndahet në:

1.KUJTESA E NJERIUT NË KËRKIM TË VETËVETES

Libri “Ata udhëtonin pa e ditur fundin”, gërsheton udhëtimin poetik por dhe njerëzor. Një udhëtim poetik, në formën e testamenti poetik në formë shkrimi autobiografik, në vende të njohura dhe të panjohura, ku ndërthuren:

–           kujtesa personale të kthimit në fëmijëri,

–           kujtesa kolektive e historisë,

–           ndërthurja e ikje ardhjeve,

–           ndërthurja e të njohurës vs panjohurës,

–           ndërthurja e ironisë vs tragjikes njerëzore vs sarkazmës

–           ndërthurja e ekzistencës së njeriut vs përballë lirisë,

–           kujtesa e mallit/dhimbjes/ dhe varfërisë,

–           kujtesa e mos harresës të së shkuarës dhe të ardhmes,

–           kujtesa e vendlindjes së tokës së atit dhe dashuria e nënës,

–           kujtesa e enigmës së jetës për të njohur veten.

2.         PËRVOJA SHKRIMORE VS  PËRVOJA E EMIGRIMIT

Libri sendërton aktin shkrimor-poetik, të kujtesës personale, ku ngjizet dhe përvoja poetike por dhe ajo e emigrimit. Librit mund të ndërtohet në këto motive:

– Motivi  i parë, (motivi i jetës individuale të mos harresës) në vargjet: ç’po troket te porta/ një zë i njohur/Ai mat andej rruge/unë këndej/të dyve na del mangët trualli ( 2025: 226) [Hani i Elezit, janar 2000], në poezinë: “Motiv i vonuar”.

– Motivi i dytë , (fati kolektiv i popullit të tij), peripecitë e një populli përballë fyerjeve/ vuajtjeve/ emigrimit/diskriminimit/varfërisë, në vargjet e poezisë “Dita e dhjetë”: është fillim shtatori/ në relievin e rërës/ njerëzit po ua prishin qetësinë peshqve/duke u përpjekur të mësojnë gjuhën e tyre/në syrin e qelqtë të peshkut/ asnjëherë nuk do të dimë/cila është ëndrra më e bukur e tyre/çdo ëndërr/është vetëm njëherë e njëjtë ( 2025: 95) nga libri: “Im atë, të shtuna më blinte këpucë llastiku”.

-Motivi  i tretë (liria dhe ekzistenca e njeriut vs përballë pushteteve dhe vetes): kur u gjend përballë  pasqyrës/ pa fytyrën e vet/ pa formë pa trajtë/ nuk e njohu/ i shkoj mendja ta vrasë veten/megjithatë/kishte frikë/ kishte inat/ nëse shërohen të tjerët (2025: 51) nga libri : “Sarkofagu i zogjve”.

Përballja me të vërtetën e fatit të individit dhe atë kolektiv, dhe përmes kujtesës për shtëpinë fëminore në vendlindjen e tij Llukën e Epërme, për fisin, etninë, familjen, flamurin dhe kombin përmes:

a)         emigracionit dhe përpjekjes për integrim në botën perëndimore  në poezinë: “Simfoni

për darkën e qenve” etj.,

b)         në kërkim të Unit Individualist vs Unit Universal,

c)         udhëtimi drejtë të panjohurës, duke njohur qytet evropiane, me poezitë : “Përtej urës së Elbës”, “Pa titull” etj.,

d)         dimensioni intim dhe familjar, në poezitë: “Pijaneci”, “Burri që hante djathë zviceran” etj.,

e)         lufta dhe pasojat e saj, përmes poezive: “Porosia e kohës”, “Lum ai që vdes shqip”,

f)         liria dhe mërgimi, tek poezia: “Liria në foljen dëshirore” etj.,

g)         ironia e absurdit dhe moralit të jetës moderne etj.

3.         SIMBOLI SI UNIVERS POETIK

Në simfoninë metaforiale të shumtë, nuk mungojnë as kafshët, dhe zvarranikët që përçojnë universin e madh jo vetëm të estetikës poetike, po dhe të mbartjes së kohës si “hamall” në trastën e kujtime, ku brenda “kafazit” të aeroplanit përpiqet të shquajë shtëpinë e tij, që zvogëlohet sa një pikë e vogël e më pas mbete një mjegullnajë përmes kujtimeve, përmes metaforës së fjalëve kyçe: zogj/vdekja/varri/ gjarpri/gruaja/sorrat/korbat/liria/qershia etj., ku dallohet:

a)         simbolika e zogjve, (fjala zogj: del 15 [pesëmbëdhjetë herë]), pafajësia e vrarë e një

populli që dëshiron vetëm paqe dhe liri si fjalë: [del 11 (njëmbëdhjetë) herë]. Kjo simbolikë del tek libri “Sarkofagu i zogjve” përmes vargjeve: nën çatinë e shtëpisë/m’i kanë vrarë zogjtë/…/t’i vë perdet e holla në dritare/mos të shoh ritualin  e vrasjeve (2025: 41), në poezinë: “Kush m’i vrau zogjtë”. Poeti na kumton shenjtërimin dhe virgjërinë e natyrës përmes zooflorës/faunës dhe ornitologjisë, si imazhe dhe simbole të dhembshurisë njerëzore, duke hequr një paralele me librin: “Pagëzimi i zogjve”, të Niko Kcalidhës. Zogjtë janë gjithashtu një burim frymëzimi për poetët në mënyrë që të kuptojnë dhe lidhen me natyrën në aspekte të ndryshme si ndjenjat, shenjat, besimet dhe si mesazhe, më shpesh përdoren si lajmëtarë për të komunikuar në vende të largëta. Zogjtë kanë frymëzuar gjithmonë poetët në cilësitë e tyre: si saktësia dhe fshehtësia.

b)         simbolika e qenit, (besnikëria/ kujtesa për shtëpinë dhe kthimin),

c)         simbolika e merimangave/gjarpërinjtë/minjtë, (zhbërja e moralit të njeriut në shoqëritë me konsum të madh materialist),

d)         simbolika e motit (koha natyrale): bora/shiu/acari/mjegulla etj.

Interpretimi i letërsisë nëpërmjet simboleve apo gjuhës simbolike, përmes konteksteve sociale dhe kulturore, sidomos në poezi, kur ajo ka fuqinë dhe aftësinë për të marrë momente nga koha jonë, poezia si nocion letrar, të kuptimëson jetën, si një qëndrim reflektimi ndaj saj, për përmasën dhe kuptimin filozofik të jetës së autorit, përmes shenjëzimit individual.

4.         KOPETENCA DISKURSIVE E KOMUNIKIMIT POETIK

Topika pragmatike e gjuhës së përditshme, është prirja drejt dhunimit të gjuhës së përditshme dhe tradicionale duke përzier kodet gjuhësore, si një prishje  të distancës mes gjuhës “formale” e “informale”, përmes kompetencës komunikuese, që kthehet në ars combinatoria ku koha psikikës së njeriut, vendoset në të ashtuquajturën  pavetëdije kolektive  e cila në raport me individin mund të konsiderohet si kohë e përjetshme, por lexuesit  nën efektet e katarsisit,  çliron makthin e të keqes së pafundme, përmes:

– fjalëformimeve:

mosbindjet/fatkeqësitë/guguftu/qindvjeçare/papjekura/kryeqytetit/parashikime/njëzet/pazb-uluar/pashmangshme/përreth/pastrehët/përdhunonin/përplasej/paemër/përgjysëm/përhapej/skapërdihej/përballë/mbishkrimin/shumëngjyrëshe/verilindje/pafund/vetëveten/bashkëvuajtëse/përmbrenda/ndërpreu/atypari/përtypur/përpjeta/buzëvarur/paanë/panjohur/gjashtëdhjetë/ditëlindje/dyqind/këmishëkopsitur/pazbërthyeshme/çudibërëse/pajeta/përgjakur/përplot/bregdeti/pulëbardhat/pasherr/rtobaqepësit/gjysmëfinale/dhëmbëprishur/fundshekulli/qoftëlargu/jashtëtokësorët/nënhije/udhëkryq/kokëmatësi/paraardhësit/kurrënjëherë/paragjykime/pambarimta/treqindegjashtëdhjetë/pavdekësie/trembëdhjetë/paçelura/pazbërthyera/shpëlaj/përpi/përballë/përtokë/qëmoti/papjekura/lulëkuqe/përmendësh/shkapërdredhura/shprishur/thashetheme/përvetor/pasluftës/pavarrosur/mosharrimi/shtatëmbëdhjetë/bojëkafe/nënshtrimit/mbishkrim/kokëfortët/bashkëudhëtarët/hijeplot/hijerëndë/mesmaye/duartrokitje/pasistemuara/njëqind/hirplotë/yllshuarve/vetëflijim/luleborës/shpendkeqtë/përjargur/nëntëqind/nëntëdhjetë/buzëlyera/pathyera/palakuara/joparalele/ndërkombëtare/vendtakim/gjellëbërësit/pështymsë/shtatgjatat/fatkobi/metamorfoza/çartaqejfas/çartaujk/mijëvjeçare/rrokaqiejve;

–           vargjeve metaforike:

“Nga një mërzi e varur qepallash”/”duke  i shtrënguar fjalët me dhëmbë”/”kur liria është dëshirore”/”pashë vetëm figura që lëvizni në hapësirë”/”t’ia heqësh mishin e egër mes brinjëve”/”pashë mizat dhe mushkonjat sesi kishin pikturuar”/”sarkofagu u zogjve”/”gjithë kohën ra borë e egër”/”shikonim kryqëzimet e insekteve”/”me portretin buzëvarur në dritare kollitem”/”janë lagur gjethet”/” fllad me aromë gruaje”/”që ia kishte shurdhuar heshtjen territ “/”kukullat që marrin frymë”/”në syrin e qelqtë të peshkut”/”dielli me frymë nuk ftohej”/”duke shkundur kokrrat e kripës”/”edhe gratë e veshura me diell”/”i zbehtë si orgji fantazmash”/”dielli prej llamarinë nuk kishte dritare”/”kohëmatësit dhe ëndrrat janë thinjur”/”gjurmët e udhëve janë thinjur”/”një buzëqeshje floriri ma përshkon shtatin”/”kur terrin e kemi lënë rrugëve”/”ta shpëlajë një njollë të zezë në trup”/”nuk ka rrap ku të var mallin që digjet”/”hullitë ku gumëzhijë zogjtë”/”portreteve me shumë ngjyra”/”…korbat që na presin nëpër kufij”/”ditët kur puthej me gjarpërinjtë e ftohtë”/”ëndrrën e kam bosh dhe pa ngjyrë”/”thëngjijtë e shuar nga djersa”/”zharri i verbër përbrenda shpirtit”/”masturbonte me hirin e trupit të djegur”/”bashkë me organet e veta të varura në çengel”/”përballë gjijve të shtrydhur peizazh i pafajshëm”/”kemi përtypur trohet e kohës”/”gurit ia grimcuam relikte”/”ka ulërimë qeshje nga gjoks i shpalosur”/”i ngarkuar me kafshime të mykura”/”me gjuhën që e plas gurin”/”hemorragji akuarele”/”në pyllin ku i bën vezët djalli”/”…dashurinë e lidhim nyje”/”pinte qumësht ashti e gjak thoni”/”çatitë e nxira pikojmë lëng bore”/”numëroj vetëtima të shpifura”/”e përtypi mendimin”/”derisa paguaj ecjet nëpër terr”/”nga pështyma e miteve bëhem qull”;

–           krahasimeve:

borë e egër/sy jeshilë/ky yrnek i errët/njerëzit e djegur/si gjwmethi në zjarr/bregdeti lakuriq/peshqit me sy qershie/në detin e verdhë/dielli prej llamarine/bora e kuqe/degët e zverdhura/përrallë e verdhë/për pranverën e gjelbëruar/skuqur bojë e zezë/nga hijet e mendimit/ zërin e përgjumur/shkrumbi i mallit.

            Së fundmi:

autori përmes hapësirës së kohës fizike prej gati gjysmë shekulli, ka sjellë gjithë udhëtimi e tij poetik, si kujtesë librore por dhe si pasaportë biografike të jetës së tij. Një poezi ku dominon filozofia  e mendimin, përmes imazhizmit dhe ekspresinozmit duke “vizatuar” historinë e trazuar të popullit të tij në udhëtimet e përhershme golgotiane përkundër padrejtësisë historike dhe zbrazur trojet e lashta Iliro – Dardane. Një poezi dëshmi /thirrje/ besim /lutje/ shpresë /kujtesë /emigrim /humbje /luftë /paqe ku njeriu përmes dramës njerëzore “shpërthen” kundër harresës si dëshmi përvoje, duke ruajtur thelbin kombëtar të origjinës, përmes retorikës së poezisë moderne shqipe, të pasuruar dhe me përvojën e poezisë së Evropës post/moderne.

14 shtator, 2026

ObserverKult


Lexo edhe:

Faktet historike si “premiera stinore” në poezinë e Arif Molliqit