Kujtim Paçaku: Vura këmishën tënde nën jastëk

Vura këmishën tënde nën jastëk
Që t’i ndjellë ëndrrat
Me aromën e gjinjve të tu
Ti vjen e veshur me qiellin e natës
Me hënë në dorë
E një trëndafil në buzët e përgjakura
Nëpër Rrugën e Qumështit ne arratisemi
Në karrocën tonë
Të mbështjellë me pluhur yjesh…