Kujtim Prodani: Ne heshtëm…(teksti dhe kënga)

Ju ftojmë të lexoni tekstin dhe ta dëgjoni këngën “Bardhësi” të këngëtarit, Kujtim Prodani!

Sonte ne të dy vallëzojmë bashkë
bie borë ç’bardhësi
Nëpër vezullim sytë e tu, seç kërkojnë sytë e mi

Eja një çast të dalim bashkë, nata e bardhë po na fton,
bora mbi rrugë paqe sjellë,
e qetë ajo zbardhëllon
Topa bore hedhin shokët tanë
borë e bardhë ç’bardhësi
në secilin top që të dërgoj, të dërgoj dashuri

Qenka shumë bardhë sonte kjo natë
bie borë ç’bardhësi
eja sonte ne të dalim bashkë, ç’bardhësi borë qëndrim.

E ja ne heshtëm për një çast
heshtëm të dy nën një bli
nën vezullime sytë e tu, seç kërkojnë sot sytë e mi.

Topa bore hedhin shokët tanë borë e bardhë ç’bardhesi
në secilin top që të dërgoj të dërgoj dashuri

Eja nje çast të dalim bashkë nata e bardhë po na fton
bora mbi rrugë paqe sjellë e qetë ajo zbardhëron

Topa bore hedhin shokët tanë, borë e bardhë ç’bardhësi
në secilin top që të dërgoj, të dërgoj dashuri
bie bore ç’bardhësi
të dërgoj dashuri
bie borë
e bie borë
ç’bardhësi.

ObserverKult


Lexo edhe:

JULIANA PASHA: NJË ÇAST TË HUAJ U BËMË UNË E TI (TEKSTI DHE KËNGA)