“Kujtim shpirtit tim”- vajza që i dërgoi fotografi të dashurit në burg

fotografi burg


Kjo vajzë, i dërgonte të fejuarit këtë fotografi me nënshkrimin “kujtim shpirtit tim”.

Nga Kastriot Dervishi

Fotografia ka vështirësi në dallimin e kohës së shkrimit, por e krahasuar me një tjetër, data është 16.12.1948, pra dërguar në burg. Fotoja e vajzës është gati imitim i portretit të veçantë të Musine Kokalarit.

Personi që i dërgohej fotoja është Ruzhdi Emin Barbullushi, lindur në Shkodër në vitin 1920, me profesion nëpunës, banues në Tiranë, i cili u arrestua më 10.1.1946.

Ai ishte përfshirë në një proces me shumë persona.

Gjykata Ushtarake Tiranë, me vendimin nr.606, datë 31.10.1946 e deklaroi fajtor si “armik i popullit dhe sabotator i pushtetit”, duke e dënuar me 20 vjet privim lirie e punë të detyruar. U lirua më 15.3.1961 nga Reparti nr.303 Tiranë.

fotografi dërguar në burg


ObserverKult

Lexo edhe:

FOTOGRAFI SHQIPTAR QË ÇUDITI HOLLYWOODIN…

“Nuit et Jour” ka botuar, me 12 korrik të 1945, në faqen n°8, një shkrim në lidhje me suksesin e Gjon Milit në Hollywood, fotografi shqiptaro-amerikan me famë botërore, të cilin, Aurenc Bebja e ka sjellë për publikun shqiptar.

Të çudisësh Hollywoodin nuk është e lehtë. As ta emocionosh ose ta befasosh. Duhet një lloj dhuratë qiellore për ta bërë një amerikan të lëshojë një “oh!” që shpreh habi.

Duke përdorur një proces që na duket relativisht i thjeshtë, fotografi shqiptar Gjon Mili arritkëtë rezultat.

Publikoi në një revistë amerikane fotot që ne riprodhojmë këtu. Ai provokoi në qarqet kinematografike të Hollywoodit reagime shumë të gjalla kurioziteti.

Si u realizuan këto foto?

Gjon Mili ishte inxhinier dhe fotograf. Thjesht përdori “flashin – blicin”, që është një shpërthim drite i çastit.

Një sistem i shpikjes së tij shkaktoi hapjen e qepenës së aparatit sa herë që shfaqej një dritë. Kjo i lejoi atij të ndajë në një sasi të madhe lëvizjesh .

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult