Kulla e Ministerit në Pejë merret në shfrytëzim nga MKRS-ja, nënshkruhet memorandumi

Kulla e Ministerit,monumenti i trashëgimisë kulturore në Pejë shumë shpejt do të funksionalizohet dhe do të jetë në shfrytëzim të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për 10 vitet e ardhshme.

Ministri i MKRS-së Hajrulla Çeku dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci së fundmi në ambientet e Kullës kanë nënshkruar memorandumin që mundëson që ky monument të funksionalizohet duke e shndërruar në hapësirë multi-funksionale në shërbim të qytetarëve. Kështu ka njoftuar kjo MKRS përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Ky monument i rëndësisë së veçantë kulturore është në pronësi të Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ndërsa për 10 vitet e ardhshme do të jetë në shfrytëzim të MKRS-së.

E pas nënshkrimit të këtij memorandumi, MKRS-ja do të siguroj mbështetje financiare për funksionalizimin e Kullës, projekt ky i cili do të realizohet në përputhje me ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore të monumentit.

Ndërkaq nënshkrimi i memorandumit për shfrytëzim dhe funksionalizim, paraqet hapin e radhës në kuadër të politikave programore të Qeverisë, për ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore dhe shfrytëzimin e aseteve të trashëgimisë kulturore për shërbime publike, duke kontribuar në zhvillim ekomomik e social.

Ndryshe, Kullla e Ministerit është restaururar në kuadër të programit “Trashëgimia kulturore si nxitëse për dialog ndër-komunitar dhe kohezion shoqëror”, të bashkë financuar nga Bashkimi Evropian – Zyra në Kosovë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe zbatuar nga Agjencia për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara (UNDP) – Zyra në Kosovë.

ObserverKult


pano taçi
Pano Taçi, Foto nga: Qerim Vrioni, 2003

Lexo edhe:

BUQETË ME POEZI TË PANO TAÇIT: DUART QË M’I PUTHTE NËNA…

Pano Taçi është një nga penat më të veçanta krijuese në letërsinë shqipe, i njohur sidomos për flakën erotike brenda poezive të tij.

Kemi zgjedhur disa nga poezitë më të dashura të lexuesve për ta kujtuar figurën e tij:

Dua të di cili jam me kaq plagë në gji…

Kërkoj veten që s’e kam.
A ma pa njeri?
Dua të di cili jam
me kaq plagë në gji.

Kërkoj veten, bëj ta gjej
Thomëni, kush ma pa?
Dhe n’e gjej, me dhëmbë e brrej.
Brengat mua m’i la.

Kërkoj veten ku më humbi,
në ç’udhë pa krye?
Pa veten do më marrë lumi
Pa veten jam hije.

Ajo dhe unë

Të shkoj, s’guxoj se mund ta shoh,
ajo më pret, ç’të bëj nuk di.
Nuk di, nëse do mund ta njoh,
s’është më ajo, s’jam më ai.

Ne s’presim pashkët për ringjallje
bota na vrau që të dy.
Nuk di si mund të ketë çmallje,
kur s’është ajo s’jam ai.

T’i falem Zotit të harresës,
që shpuzat i mbulon me hi?
E ç’vlen ky loti i pendesës,
s’është më ajo, s’jam më ai.

T’i falem Zotit të mëshirës,
për gjithë sa shkoi të ndez qiri.
Po qe se dalim humbëtirës,
je ti ajo, jam unë ai?

Hija

Në derën e një plake të thinjur trokita,
ku shpirtin dikur pata nginjur
e buzët përnrita.

Poezitë e tjera mund ti lexoni KËTU:

ObserverKult