Kulla e Ngujimit, monument kulture i Kategorisë së Parë në Shqipëri, është një nga monumentet e rralla të historisë arkitekturore të Veriut.
Ndërtimi unik njihet në Dukagjin si vendi ku qëndronin ata që kishin kryer një akt në kundërshtim me ligjet e kanunit dhe prisnin derisa të arrihej pajtimi.
Kulla e Ngujimit gjendet në Theth dhe njihet si një nga atraksionet turistike kryesore të këtij fshati të njohur alpin.
Kulla ka strukturë katërfaqëshe me çati tipike alpine. Ekzistenca e saj përmendet nga Franc Nopça, një nga studiuesit më të njohur hungarezë, i cili ka udhëtuar në viset malore të Shqipërisë në fillim të shekullit XX.
Mënyra e ndërtimit mbi shkëmb dhe izolimi me gurë i kullës, është karakteristike për trevat e thella të veriut.
Këto fortesa dominojnë ndërtimet e tjera shqiptare në aspektin e vetëmbrojtjes. Dritaret e vogla si frëngji u jepnin përparësi banorëve të kullës të ndiheshin të sigurt dhe të mos diktoheshin nga armiqtë jashtë fortesës.
Kulla e Thethit e ka kryer edhe funksionin e ngujimit, pasi aty izoloheshin ata që kryenin një akt të rëndë, por edhe funksionin e pajtimit.
Në kohën që i ngujuari qëndronte i izoluar në kullë, pleqtë e fshatit nisnin bisedimet mes familjeve që ishin prekur nga konflikti. Fortesat e tilla nuk mund të ruheshin nga armiku pa armët e zjarrit.
Periudha kur këto tipologji kullash e humbën kuptimin e ndërtimit të tyre ishte ajo e viteve 1945-’90, ku shumë prej tyre u kthyen në magazina bujqësore, vatra kulture, apo dhe u shembën nga harresa.
Kanuni i Lekë Dukagjinit ka nisur të zbatohet në Malësinë e Veriut të Shqipërisë disa shekuj më parë. I transmetuar me anë të fjalëve të urta, të formuluara si të thëna prej princit Lekë Dukagjini dhe të transmetuara gojë më gojë, ai mbijetoi i pashkruar dhe u zbatua si një “ligj” në ato zona deri në kapërcyell të shekujve XIX-XX, kur prifti Shtjefën Gjeçovi vendosi ta hedh në letër.
Për pasardhësit e banorëve të këtyre zonave, Kanuni nuk mund të lexohej, por vetëm të përcillej nga ati tek biri me të thënë.
Pajtimi i fundit i gjakut në këtë kullë është bërë më shumë se një shekull më parë, nëse do t’i referohemi kujtimeve të udhëtares britanike Edit Durham, që shkeli në këtë zonë në vitet e para të shekullit XX.
Pyetjes së saj se kur ka qenë pajtimi i fundit i gjakut, banorët e Thethit i thanë “10 vite më parë” dhe prej asaj kohe ndërtesa nuk ka parë më brenda saj as ngujim të fajësit dhe as pleqtë e moçëm që mblidheshin për të pajtuar familjen e gjaksit me atë të viktimës.
Shkrimtarja dhe artistja angleze nuk e ka menduar se pikërisht vizatimi i bërë prej saj në librin Shqipëria e epërme, e ka kthyer këtë kullë në një atraksion ekzotik për mijëra turistë të huaj dhe vendas që këto 10 vitet e fundit kanë vërshuar në këtë fshat, duke rizbuluar atë magji që ajo e pa me sy më shumë se një shekull më parë. Pse Kulla e Ngujimit është në fakt “Kulla e Pajtimit”.
Gojëdhënat e ruajtura si fakte historike nga banorët flasin për pajtimin e më shumë se 300 konflikteve nga e gjithë zona e Shalës, pikërisht në këtë vend.
E ndërtuar katër shekuj më parë si kullë mbrojtjeje nga armiku, ajo ka ndryshuar disa herë funksion si kullë ngujimi e pajtimi, si kasolle e lënë në harresë gjatë komunizmit dhe sot si objekt turistik.
Po çfarë ndodhte brenda këtyre mureve nga koha e Lekë Dukagjinit deri në fund të shekullit XIX?!
Në vend të themeleve ajo qëndron mbi një gur të madh, duke i mbijetuar shekujve dhe të gjitha fenomeneve natyrore, por sot mbi fatin e saj flitet shumë.
E ngjashmja e saj në Curraj të Epërm në Tropojë u shemb e lënë në harresë vetëm disa vite më parë dhe kjo e bën kullën e Thethit edhe më unike e të rëndësishme për trashëgiminë kulturore të Shqipërisë. I vetmi rikonstruksion që i është bërë është çatia e re e financuar nga Ambasada holandeze.
Ndërkaq në kohën e komunizmit, kulla u deklarua si kasolle, të vetmen pronë që kishin për t’i shpëtuar ndonjë vale shembjeje, por dhe në atë kohë njerëzit që ia dinin historinë vinin fshehurazi e bënin foto para saj.
Duke besuar se kjo është koha e dytë e lavdishme e jetës së Kullës, trashëgimtarët e saj po bëjnë përpjekje për ta vendosur atë nën mbrojtjen e UNESCO-s, duke e lënë si testament të trashëgimisë botërore./rtvora
ObserverKult
Lexo edhe:
TEODOR KEKO: RRETH DASHURISË VËRTITET BOTA!
Poezi nga Teodor Keko
Në portën time po trokas
si zakonisht, në mbrëmje vonë.
E di, pas dere do pres një çast,
grimohen lodhjet ndërkaq në dhomë.
Është gruaja ime e rraskapitur,
në fytyrë po hap pak krem,
Ajo , e bukura e botës,
s’ka forcë të qeshë. Dhe buzëqesh.
Ka mbajtur djalin, ka bërë gjellën,
shkruar ditarin, larë shtëpinë,
ka pritur miqtë, ka larë enët,
ka ndezur zjarrin dhe dashurinë.
Dhe rraskapitjen kyç brenda vetes,
se dashuron , s’thotë dot u lodha!
Si Galile më vjen të them:
-Rreth dashurisë vërtitet bota!
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
PANO TAÇI: NË DERËN E NJË PLAKE TË THINJUR TROKITA…
Poezi nga Pano Taçi
Në derën e një plake të thinjur trokita,
ku shpirtin dikur pata nginjur
e buzët përnrita.
E pashë, më pa,
E njoha, ajo nuk më njohu.
Stapi ku mbështes pleqërinë më ra.
M’u bë se më tha:
– Afrohu…
Kur sy përdhe më pa,
– S’më njeh, i thashë, pa kujtohu?
A s’jam unë që shkëlqeja
si një yll në sytë e tu?
Të rrahurat e zemrës bëra t’ia ndieja,
asgjë, akull, m’u drodh shpresa
kur më tha: Kush je, ç’të solli këtu?
I thashë: – Ndjenja…Përdore më mori harresa
të të bie në gju
e shpirtin për ç’ti mardh t’ua ngroh.
– Largohu, m’u përgjigj, s’të njoh.
Përdore më mori harresa
të të bie në gju
e shpirtin për ç’ti mardh t’ua ngroh.
– Largohu, m’u përgjigj, s’të njoh.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult