Kulla e Ngujimit në Theth, vendi ku izoloheshin ata që kryenin një akt të rëndë…

Kulla e Ngujimit, Monument Kulture i kategorisë së parë është një nga monumentet e rralla të historisë arkitekturore të veriut të Shqipërisë.

Ndërtimi unik njihet në Dukagjin si vendi ku qëndronin ata që kishin kryer një akt në kundërshtim me ligjet e kanunit dhe prisnin derisa të arrihej pajtimi.

Kulla e Ngujimit gjendet në Theth dhe njihet si një nga atraksionet turistike kryesore të këtij fshati të njohur alpin.

Kulla ka strukturë katërfaqëshe me çati tipike alpine. Ekzistenca e saj përmendet nga Franc Nopça, një nga studiuesit më të njohur hungarezë, i cili ka udhëtuar në viset malore të Shqipërisë në fillim të shekullit XX.

Mënyra e ndërtimit mbi shkëmb, dhe izolimi me gurë i kullës është karakteristike për trevat e thella të Veriut. Këto fortesa dominojnë ndërtimet e tjera shqiptare në aspektin e vetëmbrojtjes.

Dritaret e vogla si frëngji u jepnin përparësi banorëve të kullës të ndiheshin të sigurtë dhe të mos diktoheshin nga armiqtë jashtë fortesës.

Kulla e Thethit e ka kryer edhe funksionin e ngujimit, pasi aty izoloheshin ata që kryenin një akt të rëndë, por edhe funksionin e pajtimit.

Në kohën që i ngujuari qëndronte i izoluar në kullë, pleqtë e fshatit nisnin bisedimet mes familjeve që ishin prekur nga konflikti.

Fortesat e tilla nuk mund të ruheshin nga armiku pa armët e zjarrit.

Periudha kur këto tipologji kullash e humbën kuptimin e ndërtimit të tyre ishte ajo e viteve `45-`90, ku shumë prej tyre u kthyen në magazina bujqësore, vatra kulture, apo dhe u shembën nga harresa. / oranews.tv

ObserverKult


Lexo edhe:

GERMAIN NOUVEAU: JAM I ETUR, OH! JAM I ETUR PËR NJË PUTHJE!

Si një qytet që digjet
E që era e ndalon t’ndezet,
Krejt zemra ime digjet dhe tretet
Jam i etur, oh! Jam i etur për një puthje.

Puthje goje dhe buzësh
Ku dashnia jonë lidhet,
Plotë kënaqësi dhe ethe,
Ah, jam i etur, jam i etur për një puthje !

Puthje t’shumta që njeriu
Nuk mund t’i shterrë kurrë,
Për ty, e tërë qenia ime,
Jam i etur, po, jam i etur për një puthje!

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult