Kulla e Sahatit në Krujë, në restaurim për ta shpëtuar nga rreziku i rrënimit

Kulla e Sahatit, në Kalanë e Krujës, e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, së shpejti do të kthehet në identitet.

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti bëri të ditur se po vijon puna për restaurimin e saj.

“Kulla simbolike e Krujës ishte ndër objektet më të dëmtuara nga tërmeti. Me durim po e restaurojmë, për ta shpëtuar nga rreziku i rrënimit”, shprehet Margariti.

Projekti pëpr restaurimin e kullës është realizuar nga organizata Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHWB) dhe po zbatohet nga “Leon Construction”. Nën mbikëqyrjen e Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.  Kjo ndërhyrje është mbështetur financiarisht nga “Prince Claus Fund for Culture and Development.Ndërhyrjet përforcuese do të ndahen në tre hapa: përforcimi paraprak i kullës, me fasha poliestri dhe binarë druri; përforcimi i plotë i kullës me elemente çeliku; instalimi i sistemit të monitorimit.

Dikur prej afro 16 shekujsh e identifikuar si edhe qendra e shtetit të Arbrit, kalaja e qytetit të Krujës, është ndërtuar mbi një kodrën shkëmbore të Krujës. Me një lartësi prej 557 metra. Flamuri ynë kombëtar u ngrit pikërisht aty për herë të parë në 28 nëntor 1443 nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Kulla e Sahatit në Krujë, në restaurim për ta shpëtuar nga rreziku i rrënimit

LEXO EDHE: Kruja në dokumentet dhe fotografitë e rralla nga fondi i Arkivave

Një ekspozitë unike është çelur nga DPA-ja, pranë Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti” në Krujë me dokumente të rëndësishme për jetën e qytetit. Dhe fotografi të rralla dhe të vjetra që ruhen në Fototekën e AQSH-së.

Ndër dokumentet e ekspozuara, një plan rregullues i Krujës i vitit 1944; dokumente që publikohen për të parën herë për ndërtimin e shtatores së Skënderbeut; dokumente që dëshmojnë përpjekjet për ndërtimin e Muzeut në vitin 1937 dhe gjatë periudhës së komunizmit.

Ardit Bido, drejtor i përgjithshëm i Arkivave u shpreh se, “kjo ekspozitë ka dy pika kryesore, vetë jetën e qytetit përmes edhe imazheve shumë të vjetra. Ku çdo person mund të gjejë lagjen apo rrugën ku ka banuar. Dhe dokumentet për ndërtimin e një muze i cili nga pikëpamja simbolike është shumë i rëndësishëm, siç është ky i Skënderbeut, ku ne kemi vendosur t’i sjellim këto dokumente. Kështu, ajo që ruhet në fondet tona ne kemi mision ta çojmë aty ku jetojnë shqiptarët”…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU