Përveç bukurive të shumta natyrore, Rrafshi i Dukagjinit ofron edhe shumë vende të tjera të trashëgimisë kulturore për t’i vizituar. Një prej tyre është edhe kulla e shndërruar në muze etnologjik.
Kulla e ndërtuar në shekullin XVIII nga familja e Zymer Himës në Deçan, tani është shndërruar në Muze Etnologjik.
Në këtë muze, janë të ekspozuara artefakte dhe eksponate të shumta të lidhura kryesisht me mënyrën e jetës nëpër periudhat e ndryshme historike në trevën e Rrafshit të Dukagjinit.
Drejtor i Muzeut dhe ekspert i trashëgimisë Bekim Vishaj bën thirrje që muzeu të pasurohet në vazhdimësi me vegla dhe artefakte të reja të cilat do ta pasuronin edhe më shumë këtë institucion të kulturës dhe trashëgimisë.
Muzeu Etnologjik (Kulla e Zymer Himës) është një monument i trashëgimisë kulturore në Deçan i kategorisë “artiktektuore” që mbikëqyret nga Komuna e Deçanit dhe Ministria e Kulturës.
Videon e plotë mund ta shikoni KËTU:
/rtk/ ObserverKult
Lexo edhe:
NUK PËRFITOI PENSION TË POSAÇËM/ KOMPOZITORI I NJOHUR: PO NDODHIN ÇUDIRA, DOSJA IME 12 VITE TE KRYEMINISTRI
Është botuar dje në Fletoren Zyrtare vendimi i qeverisë së Shqipërisë e cila ka miratuar dhënien e pensionit të posaçëm shtetëror për 15 personalitete në fusha të ndryshme të artit e sportit.
Lidhur me këtë ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale, kompozitori i njohur Spartak Tili, i cili nuk bën pjesë tek kjo listë.
Kompozitori Tili ka njoftuar se ka 12 vite që dosja e tij qëndron në tavolinën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, lidhur me këtë çështje por ajo kërkesë ka rënë në ‘vesh të shurdhër”.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
SOKRAT HABILAJ: TI JE KAQ E BUKUR DHE SIKUR TË QASH!
Poezi nga Sokrat Habilaj
Unë them, s’duhet të kthehesh pas,
Të shikosh mallin, në është si e le.
Ti je kaq e bukur dhe sikur të qash,
Po s’ke pse ndalesh te një pirg dhè!
Unë them se ti meriton ca më tepër,
Se sa një kufomë të tharë si një dru.
Që të zgjatë dorën nga bregu tjetër,
Zhuritur nga ankthi për gishtat e tu.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult